Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lot.

Në fakt, studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë

Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin e të djegurave, gjithnjë në varësi të gradës së tyre.

Një prej produkteve më të njohura kundër djegies që nuk mungon në asnjë kuzhinë është soda e bukës.

Të djegurat ndahen në tre kategori: djegie e gradës së parë, gradës së dytë dhe të tretë.

Djegiet e gradës së parë prekin kryesisht shtresën e jashtme të lëkurës. Këto djegie shoqërohen me dhimbje, skuqje dhe enjtje.

Djegiet e gradës së dytë prekin shtresën e jashtme dhe atë poshtë saj.

Simptomat janë të njëjta me të gradës së parë por në këtë rast vërehen flluska.

Djegiet e gradës së tretë prekin shtresa të thella të lëkurës dhe lënë vraga të thella në lëkurë.

Ndjeshmëria në këtë zonë të lëkurës shuhet me djegien.

Djegiet e fytyrës, duarve, këmbëve dhe organeve gjenitale mund të jenë shumë të forta dhe të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

A duhet të vendosni akull mbi lëkurën e djegur?

Hapi i parë dhe i menjëhershëm pas të djegurës është që ta mbani zonën e prekur në ujë të ftohtë për të paktën pesë minuta.

Ekspertët e AgroWeb.org shprehen njëzëri se as akulli dhe as uji me akull nuk duhet as t’i afrohen zonës së djegur.

Ata shpjegojnë se akulli mund të dëmtojë indet dhe qelizat në lëkurë, gjë që do krahasohej me një djegie të dytë.

Pasi kanë kaluar pesë minuta, ju mund ta pastroni zonën me një krem antibiotik.

Nëse plaga formon flluskë, mos e çani atë sepse do të jeni më të rrezikuar nga infeksioni.

Kundër dhimbjes, ekspertët rekomandojnë të merrni medikamente si ibuprofeni që zbut inflamacionin dhe dhimbjen./AgroWeb’/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here