Këto janë kufjet e gjeneratës së re të prezantuara nga Apple. “Apple Vision Pro” është ndërthurje mes botës reale dhe botës virtuale.

Kufjet e reja të Apple nuk do të kenë një çmim të lirë. Ato do të kushtojnë 3499 Dollarë dhe do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, së pari në SHBA. Cikli i baterisë së këtyre kufjeve do të jetë 2 orë, e më pas do të kenë nevojë që të karikohen sërish.

Apple Vision Pro është tërësisht ndryshe nga kufjet e tjera në treg. Përmes ekranit, ndërthuret realiteti virtual me atë real. Objektet virtuale mbivendosen në botën reale. Përdoruesit do të kenë mundësi që të përdorin edhe aplikacione, të shikojnë filma etj.

Megjithatë, do të mbetet për t’u parë se sa do të “përqafohet” nga publiku kjo risi në fushën e kufjeve, së pari për shkak të çmimit të lartë.

Por Apple ka treguar në historinë e saj se ka ditur të tejkalojë skepticizmin e përdoruesve në lidhje me pajisjet e reja, të cilët kanë investuar për blerjen e tyre.  /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here