Drejtuesit e “Festivalit Tradicional të Komedisë’ në Mitrovicë, në faqen e tyre zyrtare kanë reaguar të indinjuar kundrejt Drejtorisë për Kulturë Rini dhe sport në këtë qytet, për mospërkrahjen për realizimin e edicionit të 13-të të festivalit në fjalë. Ata përmes postimit janë shprehur se edicioni i kaluar i këtij festivali, kishte mbledhur 6 netë radhazi qytetarë të të gjitha moshave në teatrin “Muharrem Qena” dhe kishte sjellë frymë të re në qytetin e Mitrovicës. Lexoni statusin e plotë për t’u informuar me detajet:

Te dashur qytetar te Mitrovices,
Me keqeardhje te madhe ju njoftojme qe sot kuptuam se Drejtoria per Kulture, Rini dhe Sport – Komuna e Mitrovices ka refuzuar ta mbeshtese realizimin e ngjarjes me te madhe kulturore ne vend “Festivali Tradicional te Komedise”, edicioni i 13-te.
Ne si organizator te Festivalit Tradicional te Komedise jemi te shokuar dhe te zhgenjyer me njerezit te cilet kane marre persiper te udheheqin me kulturen dhe jane duke punuar nate dhe dite per ta shkaterruar ate.
Me mire se ju, qytetar te dashur te Mitrovices, nuk e di askush se si vitin e kaluar ishte nje jave me plote aktivitete kulturore per te rriturit, te rinjte dhe per femije.
Teatri “Muharrem Qena” per gjashte nete radhazi ishte i stermbushur, madje aq shikues sa kishte brenda, aq edhe mbeten jashta dyereve te teatrit. (nga numri i madhe i spektatoreve, rendin u detyra ta mbaj policia).
Festivali Tradicional i Komedise solli nje fryme te re ne qytetin e Mitrovices, solli lumturi dhe buzeqeshje te njerezit, solli ne Mitrovice artiste nga te gjitha trevat Shqiptare, madje solli edhe emra te shquar nga fusha e artit dhe kultures.
Kjo qe ndodhi sot, deshmon edhe njeher qe kultura ne qytetin e Mitrovices nuk eshte ne planin e dyte te udheheqjes, eshte vetem nje “MASHTRIM ELEKTORAL”!
Ishte drejtoresha e DKRS-se qe ne permbylljen e edicionit te 12-te te Festivali Tradicional te Komedise doli me shume krenari ne skene dhe tha : ” Ju Premtoj qe vitin e ardheshem do ta mbeshtesim me shume Festivalin Tradicional te Komedise”, ani pse Komuna e Mitrovices kishte ndare nje shume qesharake prej 3.000 euro. Njejte premtoi edhe Kryetari i Komunes, duke thene qe do t’iu mbeshtesim qe ta ngritni edhe me larte kete festiival, nga Mbarekombetar ne Nderkombetar!
Sot, po e njejtit, pa ndjere as nje pergjegjesi ndaj qytetareve te Mitrovices, i thane “JO” Festivali Tradicional te Komedise!
Te dashur qytetar te Qyteti te Mitrovices, ne si organizator te Festivalit te Mitrovices, ju premtojme qe do te bejme te pamunduren per te organizuar “Festivalin Tradicional te Komedise” edicioni i 13-te ne ambient te jashtem.
Do te mblidhemi edhe kete vit per ti shijuar te gjitha komedite qe do ti sjellim ne Mitrovice, do te qeshim perseri se bashku.
Me shume keqaerdhje dhe dashuri: Stafi realizues i Festivali Tradicional te Komedise!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here