Sikur që gjejnë tabutë me mumie, statuja funeralesh dhe hajmali të ndryshme, arkeologët po ashtu zbulojnë edhe “tekste piramidash”, të cilat i ishin lënë të vdekurit, që t’i “përdorte” në botën tjetër.
Të shkruara me kallam në muret e varrit, këto shkrime njihen edhe me emrin “Libri i të vdekurve”.


Libri egjiptian i të vdekurve është njëri ndër librat më të famshëm që përmban këshilla dhe magji për botën tjetër. Në vend që të jetë një libër i vetëm, ai më shumë është si një koncept. Shkencëtarët kanë punuar me vite të tëra, duke u përpjekur që të gjenin të gjitha pjesët e Librit të të vdekurve, i cili i ishte dhënë Amenhotepit, një zyrtari të fuqishëm egjiptian nga viti rreth 1400 para erës së re.

Tani vonë janë gjetur rreth 100 fragmente të këtij rrotulli, jo në ndonjë varrezë në Egjipt, por në bodrumin e Muzeut të Kuinslandit, ku ishin dhuruar prej më shumë se 100 vjetësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here