Nga Emin Azemi(ne facebook)

Në një fshat në afërsi të Shkupit është gjetur edhe një artefakt, i cili sipas historianëve shqiptarë, i takon periudhës Dardane. Nuk është kurrfarë rastësie edhe kjo dëshmi, pasi që ditë më parë u zbuluan edhe disa artefakte të tjera në lokalitetin Scupi. Të gjitha këto gjetje, përpos kurreshtjes publike, kanë nxitur edhe interesimin institucional që trashëgimia materiale në një të ardhje të afërt të merr një trajtim më serioz, në suaza të ligjeve e normave që rregullojnë fushën e arkeologjisë. Për më tepër që, kemi të bëjmë me një civilizim të lashtë, identiteti kulturor i të cilit lidhet me ILirinë dhe Ilirët, ku Dardanët ishin pjesë integrale e këtij civilizimi. Duhet të veprohet me urgjencë që të gjitha këto dëshmi arkeologjike të sistemohen dhe konservohen, në mënyrë që të shmanget çfarëdo lloj keqpërdorimi apo shkatërrimi. Nëse korniza aktuale ligjore është e pamjaftuesshme për të mbrojtur këto dëshmi arkeologjike, atëherë duhet sa më shpejt të intervenohet në gjetjen e mekanizmave shtesë juridik që trashëgimia iliro-dardane të jetë nën mbrojtjen e shtetit. Ditëve në vijim, pritet që të dalin në shesh edhe befasi të reja nga trashëgimia materiale dardane./ E.A

Shkup, 02. 03. 2023

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here