Rreth vitit 1480, disa e shenojne viti 1482, nje grup burrash e grashë ikur nga Shkodra e rrethina, pasi kishin kaluar detin, i zuri nata në krahinen Callicari.

Aty bënë fushimin, dhe vendosen ne nje peme ikonen e Zojës se Bekueme që e kishin marre me vete. Të nesërmen sipas legjendes deget e pemes e kishin rrethuar portretin e Zojes Bekueme.

Kur shkodranet e pane, thane se vullneti i Zojës, ishte me ndejte aty. Dhe ashtu vendosen. Ne ate vend themeluan katundin e tyre te ri.

Ne nuk e dime emrin qe e pagezuan ne fillim vendbanimin e ri, por me vone ai u njoh si Albavila, dhe sot Biankavila.

Me kalimin e shekujve me ardhjen e banoreve te tjere nga krahinat perrreth edhe gjuha filloi te bjerrej. dhe e kaluara te harrohej.

Per te mos lene te humbase ajo pasuri e madhe arbereshe, Shoqata pë rilindjen e historise dhe kultures Arbereshe, ka bere pune te madhe.

Rendesi e dores se pare i eshte dhene lartesimit te figures se Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

Presidenti i shoqates prof. Graziella Milazzo, thekson se “në Siçili, të gjithë Arbëreshë mbajtën sistemin e tyre politik, fetar, si dhe atë gjuhësor dhe kulturor, duke patur një pavarësi të caktuar nga territori.

Reaksioni historik – nënvizon Milazzo – gjithashtu na bën të reflektojmë për humbjen nga qyteti ynë të një trashëgimie kulturore, një pasuri që duhet të rikuperohet ngadalë ».

” Veprimtarite kulturor që shoqata jonë ka kryer vitet e fundit – përfundon prof. Milazzo – ka një vlerë të madhe shoqërore dhe identitare, plus argëtim, si një mënyrë më e lehtë dhe më e thjeshtë për t’i sjellë të gjithë më afër historisë “

Çdo vit arbereshet e Biancavilla-s, rrëzë malit Etna, kujtojnë origjinën e tyre shqiptare, me një procesion historik me kostume të mesjetës së vonë, duke shetitur nëpër rrugët e Biancavilla-s.

Destinacioni përfundimtar i procesionit është Bazilika e Zojës Bekueme të Elemosinas, shenjtja mbrojtëse e qytetit dhe protagoniste e themelimit të Biancavillas.

https://www.youtube.com/watch?v=Bpf3pCjoDVo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here