Logoreci u lind më 10 shkurt 1867 në Shkodër. Mësimet e para do t’i merrte në vendlindje. Për katër vjet ndoqi Kolegjin Saverian të qytetit, duke përftuar kështu njohuri lidhur me ekonominë dhe tregtinë. Në moshë të hershme punoi si shegert në shoqërinë tregtare të familjes Parruca, të emigruar në Itali. Në vijim të kësaj detyre, u dërgua si llogaritar në Trieste, ku kreu njëkohësisht edhe studimet për pedagogji.

Fill pas kthimit në atdhe në vitin 1889, shfaqi vendosmëri në drejtim të zhvillimit të arsimit. Logoreci ndërmori nismën për hapjen e shkollës së parë shqipe në Prizren, ku në cilësinë e mësuesit edukoi brezat e rinj. Kontributi i Logorecit në përparimin e mësimdhënies në Kosovë dhe në veri të vendit, është i pamohueshëm.

Në vitin 1908, Logoreci së bashku me dom Ndre Mjedën mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Agimi”. Pas shpalljes së pavarësisë, shërbeu si mësues në Tiranë, ndërsa në vitin 1916 u emërua si funksionar për arsimin në Shkodër, kohë që përkon edhe me anëtarësimin e tij në “Komisinë e Letrare Shqype”. Në 1920-n iu ngarkua përgjegjësia për të përfaqësuar Shkodrën në Kongresin e Lushnjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here