Qeveria holandeze dëshiron të ndalojë pronësinë e kafshëve shtëpiake që mbajnë mutacione gjenetike
Zotërimi i kafshëve me raca të përziera jo të shëndetshme, si qentë me fytyrë të sheshtë ose mace me veshë të palosur, së shpejti mund të ndalohen në Holandë.
“Ne e bëjmë të mjerë jetën e kafshëve të pafajshme, thjesht sepse mendojmë se ato janë ‘të bukura’ dhe ‘të lezetshme’,” tha në një deklaratë ministri i Kulturës, Natyrës dhe Cilësisë së Ushqimit, Piet Adema.
“Kjo është arsyeja pse sot ne po bëjmë hapin e madh drejt një Holande ku asnjë kafshë shtëpiake nuk duhet të vuajë.”
Ministri tha se po kërkon të ndalojë pronësinë e këtyre racave si dhe fotot e tyre në reklama dhe në rrjete sociale.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/1080x605_cmsv2_86e2d13a-d471-5ee1-a3aa-ae166c096d35-7329558.jpg)
Mbarështimi i kafshëve shtëpiake të racave të ndryshme u ndalua në Holandë në vitin 2014. Tani qeveria po kërkon të mos lejojë importin dhe tregtimin e tyre.
Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose artritin te kafshët.
“Pronarët e tyre kanë qëllimet më të mira, por shpesh shpërfillin anën e errët”, pra kafshët vuajnë nga këto karakteristika specifike, vijon ministria, duke sqaruar se “qentë me surrat shumë të shkurtër gulçojnë vazhdimisht”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/785-0-63cfb9.jpg)
Sipas studimeve të fundit, macet me veshë të palosur kanë kërce të devijuara që mund t’u shkaktojë atyre shumë dhimbje; qentë si King Charles dhe French bulldogs kanë probleme me frymëmarrjen.
“Qentë që kanë një kafkë jonormale mund të vuajnë nga dhimbje koke gjatë gjithë kohës,”- tha ministri i Bujqësisë Piet Andema në një letër drejtuar parlamentit.
Qeveria tani do të përgatisë një listë të plotë të racave të prekura, por u theksua se diçka e tillë mund të marrë pak kohë. /Telegrafi/