Në një video në kanalin Youtube e cila shpalos fotografi të vjetra të qytetit të Vushtrrisë gjindet edhe një fotografi e rrallë e ushtarit Hamdi Abdurrahmani Kafexhiu ,shkruan Inforculture.Info
Në një fotografi që sipas të gjitha gjasave është fotografi e shkëputur nga ndonjë gazetë ,thuhet se ai ishte ushtar i Hasan Prishtinës i cili kishte rënë heroikisht gjatë luftës së përgjakshme me me brigadat partizane serbe e bullgare në Picel të Bajgorës në nëntor të vitit 1944.
“Me krijimin e Forcave të Armatosura të Lidhjes së dytë Shqiptare të Prizrenit në vitin 1944 ai ishte emëruar komandant i batalionit “Hasan Prishtina” të komitetit të Kosovës për mbrojtjen e tokave shqiptare”-thuhet ndër tjera në fotografinë në fjalë.
Vlen të ceket se nëse kërkojmë për personalitetin Hamdi Abdurrahmani Kafexhiu mund të gjejmë shumë pak fakte,për të mos thënë fare.
Por, personalitetet e tilla që i dhanë gjakun e tyre tokave shqiptare përgjatë historisë duhet kujtuar e duhet shkruar gjithmonë për to./InforCulture.info
