Fatmir Iljazi
Sot gjuhëtarët, arkeologët dhe historianët në termat, analizat dhe përfundimet e tyre mbi gjuhen shqipe bazohen në një mur ideologjik ku koha dhe hapësira e Evropës ndahet në gjuhën, dominimin dhe kulturën greke dhe romake. E gjithë kjo histori dhe gjuhë ideologjike bazohet në gjuhën dhe librat e shkruar, të kopjuar, dhe shpëtuar vetëm nga i njëjti burim – kishat, të cilat e kishin monopolin e shkrimit në Evropë për të paktën 1500 vjet.
Dy gjuhët dhe historia e shkruar në ato gjuhë janë një mashtrim i madh. Dëshmia e parë e këtij mashtrimi të madh, janë zbulimet e shkrimeve me gurë në Evropën e kohës që pretendohet se gjuhët romake shkruheshin, të cilat janë përkthyer kryesisht me emra personal, 100% e tyre. Duke përdorur të menduarit logjik elementar, një përkthim i bazuar në emra personal është subjektiv dhe emrat personal nuk mund të krahasohen me fjalët e një gjuhe, nuk mund të dilet me një përfundim se kujt gjuhe i përket ai shkrim. Përkthimi gjithashtu i shkrimit Linear A dhe B është mashtrim, një hamendje subjektive për të treguar lidhjen e gjuhës greke të lashtë me një gjuhë paragreke.
Ky mashtrim është i dukshëm dhe tregon se shkrimet greke dhe latine nuk janë aq të vjetra sa pretendojnë të jenë librat “antik” prej kishave, ish-pronare të atyre librave.
Të gjitha teoritë për gjuhën shqipe të shkruar, nga të gjithë gjuhëtarët në librat e tyre gjuhësor bazohen në teorinë e huazimit të dhënë kryesisht nga gjuhëtarët shqiptarë, e cila më e rëndësishmja është “evidenca” e afruar nga Eqrem Çabej.
Struktura e teorisë së tyre është se gjuha shqipe ka 50 % të fjalëve të huazuara nga latinishtja, një përqindje e vogël nga greqishtja dhe shumë fjalë nga gjuhët sllave.
Të gjitha këto janë të gabuara për faktin e thjeshtë se shkrimi në Evropë ka ndodhur para greqishtes së vjetër, latinishtes dhe gjuhëve sllave dhe leksiku kryesor i atij shkrimi ruhet ende në pjesën më të madhe në gjuhën Shqipe. Përkthimi i shkrimit të Danubit do të tregojë se cila është gjuha e parë e Europës dhe cila është gjuha protoshqiptare. Sipas hulumtimit tim, gjuhët anglo-gjermane kanë elemente të një gjuhe të shkruar, në fjalët e tyre jo nga burimi grek dhe romak, por shumë më të vjetër se dy gjuhët e lartpërmendura.
Etimologjia e emrit Mesapia
Thonë që “grekët” e quajtën “Messapia Salento”, sepse ajo lahej nga dy dete dhe populli i tyre ishte Mesapianët.
Ata janë të njohur në histori si rritës kuajsh. Janë vlerësuar nga studiues si një popull krenar, që erdhën kompakt – kulturalisht dhe etnikisht në kohët moderne, paralelisht njësoj si shqiptarët e matanë detit nga ku ata erdhën.
Shkruhet që Mesapianët e kishin parësore lirinë. Mesapianët fituan kundër Tarantos së fuqishme në vitin 473. Shkruhet gjithashtu në vitin 280 p.e.s. ata u mundën dhe u pushtuan nga Roma. Pavarësisht pushtimit prej Romës, njerëzit krenarë Mesapianët, nuk u asimiluan nga qytetërimi Romak. Gjuha e tyre mbetet ende një mister edhe sot.
Ka afërsi me shqipen, por shenjat e saj janë të vështira për t’u interpretuar thonë gjuhëtarët.
Robert Beekes i kategorizon gjithë emrat grekë me *a në fund si emra të një gjuhe para greke. Straboni shkruan që emri i vendit quhet Messapia.
Gjithashtu *Messapik është një emër me *ik në fund i përcaktuar si paragrek nga Beekes.
Messapia ka dy përbërës kryesor në formën e saj, fjalën “mes” dhe “ik”.
Messapic>mess apik>mesa bi ik> mesa bi ik.
Në “mes bi ik, “i bie mes ik”, /i bie mespërmes me ik/ në shqipen e sotme. Nga cila rrugë i bie përdoret ende sot në Shqipen moderne.
Mes është gjithashtu fjalë greke, por nga dialekti dorik, i cili është një gjuhë protoshqipe, jo gjuhë greke, mashtrimi i madh i gjahtarëve modern.
(Thonë që ὕδωρ (çh]ýdôr) është fjala e lashtë greke, por ὕο (yo) është fjala Tsakoniane, e vetmja formë e greqishtes moderne që konsiderohet të jetë nga dorike dhe jo nga koine, por që vjen nga yo>iuo>uj).
Sipas Pokorny, Messapic nënkupton “në mes të ujërave”, e cila më vonë dha emrin Apulia, por unë mendoj që Pokorny është i saktë për gjysmën e kuptimit. Zbërthimi i Pokorny-it bazohet në gjuhën prej Proto-Indo-European *médʰyos/mes + *h₂ep-/ujë.
Duke cituar librat e librarive të kishave, sipas njërit pre tyre Strabonit:
“.. emrat Iapygians, Daunians, Peucetians dhe Messapians janë grekë dhe nuk përdoreshin nga vendasit. Kjo rrëzohet thjesht poshtë me fshatin Mesaplik të Vlorës, i cili është një fshat shqiptar dhe jo grek dhe emri ka lidhje shumë të fortë etimologjike me Messapik.
Pas pushtimit të Salentos nga Republika Romake në vitin 266 para Krishtit, ku Straboni e bën të qartë se në kohën e tij, fundi i shekullit të parë para erës sonë, shumica e njerëzve përdorën emrat Messapia, Iapygia, Calabria dhe Salentina në mënyrë të ndërsjellë për Salento.
Zona e Punta Palascias admirohet dhe vlerësohet për hijeshinë e saj si nga banorët vendas ashtu edhe nga turistët. Por, tipari kryesor i Punta Palascia-s, nga pikëpamja territoriale, është fakti se kjo është pika ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon, duke u bërë kështu një rrugë e mesme mes dy realiteteve jo aq të ndryshme. Takimi mes dy deteve, Adriatikut dhe Jonit, bëhet në mënyrë të pashmangshme takimi i dy realiteteve, Lindjes dhe Perëndimit. Një vend nga ku mund të shikojmë horizontin për të ndjerë frymën magjike të Pulias në mes dy kulturave shqiptare-romake, mesi nga ku vjen dhe ikën, pika më e afërt e distancës me Shqipërinë…