Prishtina është qyteti më i madh i Kosovës dhe njëkohësisht edhe kryeqyteti i saj. Nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 ka dalë se Prishtina ka 198.214 banorë.

Toponomastika ende nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje.

Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinus – e dikurshme).

Qyteti i Prishtinës pas Luftës së Dytë Botërore e kishte fituar funksionin më të rëndësishëm ekonomik dhe administrativ-politik, ku ky qytet ishte shpallur si kryeqytet i Kosovës në vitin 1946.

Ndërkaq një fanpage në Facebook ‘Prishtina e Vjetër’, ka publikuar një fotografi të vjetër të Prishtinës. Fotografia është bërë tek Menza e studenteve, tani tek semaforat që të qojnë në drejtim të Kodrës së Diellit. Sipas këtij fanpage, fotografia është bërë rreth viti 1984.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here