Si arsyetojnë ata që e etiketojnë si “Kasapi i Epirit”?

Ali Pashë Tepelena, i cili mallkohet sot nga ata që identifikohen helenë, ka qenë ndoshta ndihmësi më i madh i tyre për helenizimin e Epirit. Lejimi i shkollave greke në territore të banuara nga shqiptarët nga Ali Pashai, ishte një e keqe e madhe për kombin tonë. Por gjëma më e madhe do të vinte më pas, kur ai Kasapi i Epirit, me një egërsi dhe barbari më të madhe se të Çhengis-Khanit, do të bënte një gjenocid të paparë dhe spastrim etnik mbi krahinat më të lavdishme shqiptare (gjë që do ta kishin zili andartët grekë dhe çetnikët serbë), asaj të Sulit legjendar, Labërisë dhe Himarës.

Si argumentojnë ata që besojnë se Ali Pasha u tradhëtua nga anglezët dhe shteti i pavarur shqiptar me 4 pashallëqe, nuk u bë kësisoj

Ka pasur një lëvizje të gjerë për krijimin e një shteti shqiptar brenda trojeve të pashallëqeve shqiptare. Ka pasur edhe një komunikim të dokumentuar mes mbretit anglez dhe Ali Pashës.

Janë të njohura tashmë letrat direkte edhe të kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm anglez për Ali Pashën. Në to pashai shqiptar vlerësohet në mënyrë të veçantë prej vetë atyre. Kuptohet që Ali Pashë Tepelena ka pasur një rol të rëndësishëm në ato dekada, për marrëdhëniet mes Anglisë dhe Turqisë, që në situata kritike mes këtyre Fuqive të Mëdha ai ka qenë interlokutori më i rëndësishëm në vendosjen e balancave dhe ekuilibrave mes tyre. Edhe këto fakte, ne i mësojmë për herë të parë nga ky dokumentacion. Ka letra të kryeministrit britanik, të mbretit dhe ministrit të Jashtëm, me vlerësime unikale për këto kontribute dhe të tjera, që i ka dhënë Ali Pasha Britanisë së Madhe.
Duhet të rikujtoj se interesi i qeverisë britanike në këtë kohë ishte të godiste ose të frenonte ekspansionin francez në këto anë të Ballkanit. Britanikët shprehen qartë se “goditja e brigjeve jugore të Shqipërisë cenon interesat tona, britanike”. Pra, ata e donin dhe e vlerësonin Ali Pashën si fuqi të rëndësishme për të ndaluar legjionet franceze, në rastin e një agresioni të mundshëm në këto anë, ndërsa ky i fundit kërkonte një aleat të fuqishëm nga jashtë për qëllimet dhe interesat e tij politike dhe ushtarake, si ndihmë dhe mbështetje në rastin e një sulmi nga jashtë apo edhe në rastin e shkëputjes dhe shpalljen e një shteti indipendent shqiptar.

Si përfundoi aleanca e pashait me britanikët? Nga informacionet dhe raportet sekrete të agjentëve britanikë, del se Anglia e ka mbështetur fuqimisht Ali Pashën dhe idenë për pavarësinë e Shqipërisë, por ndryshimet e fundit politike në Perandorinë Osmane, fatkeqësisht imponuan tek qeveria britanike mendimin se për interesa të tjera më të mëdha dhe pragmatiste duhet braktisur Ali Pasha e duhet mbështetur Turqia. Kjo përkon me kohën kur pashai tepelenas pothuajse e kishte bërë fakt shkëputjen. Rrethanat e krijuar rishtazi në arenën ballkanase dhe më gjerë, ndërsa ardhja e një Sulltani të ri filloi qeverisjen me dorë të hekurt, i ndryshoi pozicionin dhe orientimin e politikës së jashtme britanike për këto anë ballkanike. “Foreign Office”-it i interesonte më shumë një aleancë dhe marrdhënie të mira me një perandori (sikundër ishte Perandoria Osmane) se sa një pashallëk. Në këto rrethana, Britania e Madhe e la pashain të ekspozuar ndaj hakmarrjes së egër osmane.

Ali Pasha, ishte një strateg, një diplomat i mençur, një misionar me prirje nacionale dhe indipendentiste, apo një gjakatar, tiran, nacionalist?

Në kohën kur ai jetoi, nuk kishte asnjë monark që brenda formës së vet të qeverisjes të mos kishte tirani. Monarkitë mesjetare, kudo ku ato vegjetonin nëpër Europë, nënkuptonin pushtet absolut: pra monarkë në duart e të cilëve përqendroheshin pushteti ekzekutiv, ai legjislativ, ai gjyqësor politik dhe mbase edhe ai moral. Këto ishin monarkitë mesjetare europiane me të drejta absolute të monarkut.
Për këto arsye, edhe tek Ali Pasha, ka brenda pushtetit të tij edhe elementë të tiranit, por pa më të voglin dyshim, edhe të vizionarit, të reformatorit, të njeriut me një kurajë të rrallë për t’u ngritur kundër një robërie shekullore, por edhe të një diplomati të talentuar dhe të një politikani të çuditshëm, si rrallë tjetër në trevat e Ballkanit dhe më gjerë.
Brenda këtij politikani vizionar gjallojnë të gjitha, por trendi dhe tendenca e tij dominohet nga ajo e një reformatori që zgjoi përgjumjen e popujve të Ballkanit dhe ushqeu kurajën e përpjekjeve për pavarësi. Nga këto s’përjashtohej Ali Pasha. Ai ka bërë shumë gjëra me vlerë për Shqipërinë e shqiptarët. Akoma s’kemi bërë evidente gjëra të tjera të tij, siç qe projekt-marrëveshja ligjore që ai bëri me rusët në vitin 1796 për krijimin e një shteti.
Tek ky njeri shohim pararendësin e formimit të ndërgjegjes nacionale. Ai është njeriu i parë që u mësoi shqiptarëve dhe grekëve rebelimin kundra Portës së Lartë, kundër robërisë osmane. Pashallëku i tij ato kohë pati lulëzimin më të madh ekonomik ndër zonat nën Perandorinë Osmane. Shumë prej ndërtimeve të tij ne i kemi monumente të trashëgimisë kulturore dhe një pjesë e madhe tjetër e ndërtuar prej tij janë jashtë Shqipërisë, në Greqi. Ali Pasha ishte njeriu që mbështeti ngritjen e shkollave të para, ai ngriti “Zosimea”-n në Janinë dhe shkollën tjetër “Bolano”. Ishte i pari që çoi studentë me bursë në Milano, Dresden, Vjenë, që u kthyen si mjekë, ndërtues, etj. Ai është kontribuesi më domethënës në pavarësinë greke, pasi gjithë komandantët e tij u bënë luftëtarët më aktivë për pavarësinë greke dhe ministra në qeverinë e shtetit të parë grek. Kryeministri i parë grek, Koleti, ka qenë ministër i Financave te Ali Pasha.

Janina, pashallëku i fuqishëm i Ali Pashë Tepelenës, sot është në Greqi, bashkë me trupin e pashait…Trupi është i varrosur në Janinë, ndërsa koka në Stamboll, dhe kjo është e sigurt. Ka një varr të kokës së tij në Stamboll. Pas procesionit që bëhej me kokat e prera të rebelëve, ato flakeshin. Por, në rastin e kokës së Ali Pashës ajo pati një fat tjetër. Ka qenë një dervish shqiptar, mik i familjes së tij, që e bleu kokën e tepelenasit, pra ka paguar për ta marrë kokën e prerë të Ali Pashës që ta varroste. Dhe kështu bëri. Natyrisht që unë disponoj të dhënat e mjaftueshme për vendndodhjen e varrit të kokës së tij. Aty ku është varrosur ajo, gjenden, në krah të tij, edhe varret e dy djemve dhe nipit të tij. Duke gjykuar si historian, vlerësoj se është me interes nisma për sjelljen e kokës së kësaj figure me vlera dhe rëndësi të veçantë për historinë e vendit tonë.

Muzeu i Ali Pashë Tepelenës në ishullin e liqenit të Janinës

Muzeu i Ali Pashë Tepelenës gjendet në ishullin e liqenit të Janinës. Në një shtëpizë dykatëshe pranë manastirit të Shën Pandeleimonit, të cilën e përdorte për pushime (me shkallë të brendshme, ballkon të drunjtë, e mbuluar me rrasa guri) ai do të vritej, për t’ia dërguar mandej kokën në Stamboll e për të lënë në Janinë trupin, që ende prehet në një varr të thjeshtë, rrethuar me kangjella, në zonën e brendshme të kalasë së tij, përkarshi xhamisë.

Ali Pasha's cannon - Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
ALI PASHA’S CANNON
Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
Ali Pasha's long tobacco pipe - Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
THE FAMOUS LONG TOBACCO PIPE OF ALI PASHA
Ali Pasha's rifle - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
Ali Pasha's rifle - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles

σκότωσε.

Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
Ali Pasha & Kyra Vassiliki - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
ALI PASHA AND HIS CHRISTIAN WIFE VASSILIKI KONTAXI. ENGRAVING BY THE FRENCH PAINTER ALEXANDRE-MARIE COLIN (1829), AT THE WINTER ODÀS.
Ali Pasha & Kyra Vassiliki tapestry - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
TAPESTRY BASED ON AN ORIGINAL PAINTING (1844) BY PAUL EMIL JACOBS, AT THE CURTAIN ROOM.
The Curtain of Sultan Mahmud Room - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
SET OF NEEDLECRAFT CURTAINS BARING THE EMBROIDERED PARAPH OF SULTAN MAHMUD II. THE ROOM IS TYPICALLY REFERRED TO AS THE CURTAIN ROOM.
Ornate, silver-gilded guns - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
Torture Chamber - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
THE TORTURE CHAMBER
The Winter Odàs - Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
THE WINTER ODÀS
Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles

νίνα.

Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles
Ali Pasha Museum, Ioannina, Greece | Kicking Back the Pebbles

Fragment interviste e Dr. Irakli Koçollari – “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike” ( 2013 )

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here