Të gjithë ankohemi se është shumë ftohtë, kur temperaturat nisin e ulen, por ndërsa në Shqipëri, dimri duket sikur ende nuk ka ardhur dhe ditët me diell kanë qenë të shumta, në vendin më të ftohtë në botë temperaturat kanë shkuar -50 gradë celsius.

Qyteti Yakutsk, i vendosur 5.000 kilometra në lindje të Moskës, në Rusi ka filluar të marrë masa për të përballuar uljen e temperaturave, pas një jave të ftohtë që ka zgjatur më shumë se normalisht.

Në këtë vend ku Janari është muaji më i ftohtë i vitit, jo rrallë banorët shikojnë se termometri shënon temperatura nën 40 gradë celsius.

“Nuk mund ta luftosh. Duhet o të përshtatësh veshjen, ose ndryshe do vuash”, u shpreh për Reuters, Anastasia Gruzdeva ndërkohë që mbante veshur dy shaje, dy palë dorashka si dhe kapele e kapuç të shumtë.

“Nuk e ndien shumë të ftohtin në qytet. Ose mbase truri na përgatit dhe na thotë që ‘gjithçka është normale’”, shtoi ajo ndërsa rrethohej nga qyteti i akullt.

Një tjetër banore tregoi se nuk ka ndonjë sekret për ta përballuar të ftohtin ekstrem.

“Thjesht vishuni ngrohtë, me shtresa, njësoj si lakrat”, tha ajo ndërkohë që shiste peshk të ngrirë pa pasur nevojën e një frigoriferi./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here