11 Janari shënon 100 vjetorin e masakrës barbare që bënë serbët në Familjen Brajshori në fshatin Sharban i cili shtrihet pak kilometra larg Ulpianës,shkruan InforCulture.Info

Një rrëfim shumë prekës për këtë masakër çnjerëzore ndaj kësaj familjeje sot pas 100 viteve na e sjell në facebook Fatmir Brajshori.

InforCulture ua sjellë këtë rrëfim në tekstin e mëposhtëm.

Postimi i plotë i Fatmir Brajshori-Tushi

MASAKRA NË FAMILJEN BRAJSHORI

( 11 janari shënon 100 vjetorin e masakrës serbe – një nga masakrat më të mëdha të bëra nga serbët ndaj një familje)Sot më 11 janar, para një shekulli, në mëngjesin e hershëm, një eshalon i ushtris serbe s‘bashku me xhandarmerin serbe, hynë në fshatin Sharban ( shtrihet pak kilometra larg Ulpianes ( Istrines)dhe i takon kazas së Prishtinës) dhe kryen një nga masakrat më të mëdha, në familjen Brajshori, që ishte një nga Familjet më të mëdha të Prishtinës ( rrethit të saj për kohën)Kjo masakër është pasqyruar në dy kapitujt e parë të romanit „ Udha e Blirëve“, në libra historik e publicistik e kështu me radhë……

Një nga të mbijetuarit e masakres baci Qerim ( Qerim Krasniqi Brajshori – Sharbani kështu kishte dëshirë të quhet), i cili atë mëngjes të kobshëm nuk kishte qëlluar në shtëpi rrëfente:„ Isha në kullosa dhe dëgjova britma …shpejt vrapova për t‘parë se çfarë po ndodhë. Kur erdha te një kodër nga shihej pamja, pashë se si shkijet me singia ( lloj bajonete e ngulur në pushkë) vrisnin çdo kend… Në një moment e kam pa nanen të lidhur për druri dhe përreth një ushtarë që i kishte vë poshtë këmbëve kashtën… ajo më ka pa dhe me sy sikur ma bojke „ Ik, bir! Ti shpëto!“ Ajo duke shikuar nga unë nuk vëreu që ushtari i dha flakën kashtës, ajo digjej por me mendjen tek unë …

Dhe pastaj baci Qerim fillonte të qante,,,„ Ju ( na thoshte) nuk e dini se çka është në gjendje me bë shkau!“2.Më 11 janar masakra fillon në Bellopojë – Sharban- Koliq dhe përfundon në Prapashticë ku vriten 121 meshkuj fshati…Në familjen Brajshori kishin shpëtuar kryesisht Ata fëmijë ( meshkuj dhe vajza) të cilët atë ditë nuk kishin qëlluar në shtëpia dhe të cilët ishin o te dajët, tezet apo edhe farefisi i tyre…Më mbetet merak që përpos bacit Qerim, bacit Xhemajl ( nga më të vjetrit që kam hasur në fis) nuk kam marrë rrëfimet e kushërinjëve tjerë bacit Musli, Zeqë, axhit Aziz, axhit Avdyl e të tjerëve…Në një të pame që kishte organizuar familja ( para 30 viteve) axha Zeqir dhe Musli më thanë:„ Eja tek ne një ditë dhe t‘i shkruash të gjitha, që të mos harrohen!

“E kam brengë që nuk shkova!Meqë prof. dr. Hakif Bajrami ishte nip i familjes Brajshori ( i biri i motres Mihri) kishte shkruar dhe marrë rrëfimet e të përjetuarve ,e kisha lënë këtë punë…Motra Hamide ( e martuar në Bellopojë) sa herë vinte na fliste për masakren dhe ne si fëmijë plasnim së qari pastaj…Familja Brajshori ishte kujdesur ( ata që jetuan) që emrat e të vrarëve të 11 janarit të vitit 1921 t‘i përtrinin.Si ,një nga familjet më të mëdha të kazas së Prishtinës, okupatori serb s‘bashku me disa vegla të tyre shqipfolëse, kishin planifikuar zhdukjen e kësaj familje!Të vjetrit tanë ( baci Qerim, Xhemajl, gjyshi im Halimi ( atë ditë kishte qenë me nënën tek dajët siç më kishte rrëfyer babai) Musli, Aziz, Zeqir, Abdyl, Hasan, Elezi, bali Ramadan, Raif, Nezir, Tahir, Mehmet, Emin, Selim, Maliq,Zahir, Beqir, Abdullah, Idriz, Shaban, Çerkin etj etj pas luftes së dytë botërore, kishin punuar dhe ndërtuar e ruajtur trashegimin e familjes me shumë pas ardhës,,,Familja si e tillë gjerë në vitin 1968 ishte e shenjuar si armike dhe asnjeri nuk mund të punësohej në punë „ shteti“… Krysisht gjallnonin me punë krahu, nga shitja e drurëve e ndonjë punë tjetër..

Më vonë kishin filluar punësimet dhe atë kryesisht në KNI „ Ramiz Sadiku“,,,Por falë këtyre, prindërve tanë që në asnjë kohë nuk u gjunjëzuan, i mundesuan gjeneratës sime shkollimin…Amanetin e tyre e përmbushëm!Nuk iu dorezuam asnjë pushteti!Morëm pjesë, si familje në themelimin e Ushtris Çlirimtare të Kosovës!( Në shtëpin e Maliq Brajshorit)Çdo shtëpi e familjes Brajshori ( jetojn kryesishtë në Prishtinë mbi 50 familje ndoshta dhe më shumë se familja u zgjerua dhe të rinjtë nuk po i njohë, në Podujevë ca familje dhe në fshatin Dyz të gjakut tonë por me mbiemrin Hajdini) ishte bë çerdhe e ilegales së kohës; e çetave të para të UÇK-s!I dhamë Kosovës dhe Prishtinës HERO të Popullit ( i shpallur) Behxhetin – i biri i Muslis sikurse që na nderoj kushëriri Esati, që më 17 shtator të vitit 2008, si pjestar i familjes Brajshori të nënshkruante deklaratën e pavarsis së Kosovës!Më 11 janar të vitit 1921- para një shekulli ishte projektuar zhdukja e familjes Brajshori!Më 11 janar të vitit 2021- familja jeton, e trashëguar shumëherë me djem e vajza, e lirë dhe me të ardhme!Ashtu siç na thoshin të parët tanë po veprojm edhe sot.„ Ta kujtoni 11 janarin e vitit 1921 dhe kurrë të mos e harroni!“Atë po e bë edhe sot!P. S.( Në foto baci Qerim si dhe një foto e masakres së kohës( fotoja është e masakres së vitit 1912)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here