Neritan CEKA

PERSONALITETI I MBRETIT ILIR MONUN PERMES TË DHËNAVE ARKEOLOGJIKE

Me paraqitjen për herë të parë së bashku të dy dëshmive kryesore arkeologjike mbi mbretin ilir Monun, përkrenares dhe prerjeve të tij monetare, ekspozita e Hildeshajmit jep rast për të diskutuar edhe një herë mbi personalitetin e tij.

Monuni bën pjesë në ata persona për të cilët historia është treguar e kursyer, madje e padrejtë, në raport me kontributin që ata i kanë dhënë asaj. Eshtë një ngushëllim i kohës sonë që mundohet ta plotësojë këtë me një radhë hipotezash, të cilat shpesh na ofrojnë kënaqësinë e enigmës në shkëmbim të pamundësisë për të saktësuar të vërtetën. Ke- shtu dy Monunëve të përmendur shkarazi nga burimet historike u korres- pondojnë katër të tillë sipas interpretimit të studiuesve të sotëm. Në mënyrë retrospektive këta do të ishin: 1) mbreti dardan, vjehrri i mbre- tit të ilirëve, Gentit (Polyb. XXIX 13,1); 2) mbret hipotetik dardan, stërgjysh i mundshëm i të parit, që pushton Dyrrahun rreth vitit 280 p.e.sonë dhe pret atje monedhat me emrin e vet.; 3) mbret ilir (Trog, Prol. 24), pasardhës i Glaukias që riforcon shtetin dhe ripushton Dy- rrahun; 4) gjyshi hipotetik i këtij të fundit, të cilit duhet t’i takojnë stilistikisht monedhat e prera në Dyrrah ndërmjet viteve 350-330 p.e.so- në.

Më joshëse dhe, siç do të provojmë, më afër realitetit, është përpje- kja për ti lidhur monedhat dhe përkrenaren me mbretin ilir të vitit 280 p.e.sonë, që, ndonëse përmendet vetëm një herë në histori, ka një rol të rëndësishëm në konfliktin e pretendentëve për fronin e Maqedonisë. Si i tillë, ai është konsideruar si një pasardhës i Glaukisë, që doli fitues në ndeshjen për fron midis bijve të tij. Kjo sepse disa vjet pas vdekjes së Glaukias, rreth vitit 292 p.e.sonë, në fronin ilir gjendej një mbret tjetër, Bardhyli. Ky u lidh me një aleancë martesore me Pirron, duke i dhënë për grua të bijën, Birkenën dhe bashkë me bashkëvjehrrin tjetër të Pi- rros, Audoleonin e Paionisë, krijonte një kërcënim për armikun kryesor të Epirit, Maqedoninë e Demetër Poliorketit. Monuni, përkundrazi, duhet të ketë qenë armik i Pirros, sepse ky i fundit u detyrua të luftojë kundër

ilirëve në vitet 284-282 pesonë, për të siguruar krahët para nisjes së fushatës në Itali.

A do të thotë ky fakt se Monuni kishte zënë me forcë vendin e Bardhylit, si një pretendent i së njejtës familjes, siç e shpjegojnë disa studiues, apo si uzurpator i ardhur nga verilindja, siç mendojnë të tjerët? Sigurisht mund të ketë edhe mundësi të tjera. Bardhyli i Ri mund të ishte edhe një trashëgimtar i dinastisë së Bardhylit I, një pasardhës i Klitit të strehuar më 335 p.e.sonë tek Glaukia dhe të kthyer në tokat e enkelejve pas fitores mbi Kasandrin me 312 p.e.sonë. Sidoqofte, shteti i Monunit përfshinte më 280 p.e.sonë edhe keto territore lindore ilire, duke pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Maqedoninë, siç del nga njoftimi i shkurter i Trogut. Në këto kushte, Monuni mund të ishte fare mirë një trashë-

gimtar i rregullt i dinastisë së Glaukias, pas Bardhylit të Ri. Kjo do të ishte pothuaj gjithshka që do të mësonim nga burimet his- torike, po të mos na vinin në ndihmë dëshmitë arkeologjike. Perkrenarja eshte ne kete rast nje relikt i jashtëzakonshem. Nuk gjejme ndonje arsye për të mos e konsideruar atë si arme personale të vele Monunit. Pava- rësisht nga thjeshtësia e saj, me formën e veçantë, ajo e dallonte mbre- tin nga masa e hopliteve të tij, që mbanin përkrenaren ilire. Si një simbol i pushtetit, përkrenarja e tipit utik me strehë na shfaqet me te njëjtën formë në varrin monumental të Selcës. Nuk është e rastit, siç eshtë vënë në dukje,” gjetja e përkrenares pikërisht në zonën ku gjenden këto varre të karakterit mbretëror. Nese ne ende nuk mund ta përcak- tojmë varrin nr. 2 të Selcës si vendvarrimin e Monunit, jemi të mendimit se të dy objektet i përkasin kohës kur sundoi Monuni i përmendur nga Trogu.

Në të njëjtën periudhë, pra në dhjetëvjeçarët e parë të shek. III

pe.sone, na çojnë edhe monedhat e Monunit. Ekzemplari i vetëm i

-Cabinet de Medailles- të Parisit”, i tipit të tetradrahmeve maqedonase,

mbetet një dëshmi e veçuar dhe, si rrjedhim, e dyshimtë, në kushtet kur

tipi tjetër, dyrrahas, i ka kaluar të pesëdhjetë copët me një seri varian- tesh e vulash. Megjithatë ai do të përkonte mirë me politikën maqedo nase të Monunit dhe do të shprehte ambiciet e tij për t’u rreshtuar midis epigoneve. Megjithatë duhet të shënojmë se nga tipologjia, mënyra e shkrimit të legjendës dhe nga pikëpamja stilistike kjo monedhë veçohet plotë sisht jo vetëm nga monedhat e Monunit, por edhe nga ato të trevës ju gore ilire në përgjithësi. Rrethi i pikave (Peristab), që shfaqet në prerjet

dyrrahase vetëm në periudhën e tretë të prerjeve është këtu një element

tipik i prerjeve të Aleksandrit, nga të cilat është kopjuar me besnikëri fa-

qja dhe shpina, deri në hollësira, siç është monogrami.

Përdorimi i sigmës së plotë mund ta lidhe tipin maqedonas të state- reve të Monunit me doren e pare të prerjeve të tipit korkyras, ku ende nuk është shfaqur sigma këndore apo lunare që karakterizon të gjitha prerjet e tjera të Monunit. Si rrjedhim mund ta vendosnim atë në fillim të serisë së prerjeve të këtij mbreti, por nuk mund të mos kemi parasysh edhe një personazh tjetër historik, që kishte arsye të priste monedha të tipit maqedonas, Monunin thrak, vëllanë e Ketriporit (IG II/III 127).

Nga simbolet, seria kryesore e monedhave të mbretit Monun i për- shtatet tipit dyrrahas me lopë e viç dhe katror me stilizime, në segmentet e të cilit shfaqen për herë të parë shenja simbolike. Në një thesar prej 15 monedhash argjendi të gjetur në Butrot, dy statere të Dyrrahut, që kishin topurren në segment dhe një i tretë me një delfin mbi lopë, sho- qëroheshin me një oktobol korkyras me gjysmë lope e kantar të viteve

300-229 p.esonë. Kjo jepte nje argument për ta ulur të paktën 50 vjet datimin tradicional (450-330 p.e.sonë) të statereve dyrrahase. Ajo që mund të konsiderohej atëhere vetëm si një hipotezë, fiton tani një mbë- shtetje të sigurt kronologjike, me gjetjen e një thesari prej 144 mone- dhash argjendi të Dyrrahut, Apolonisë, Korkyrës dhe Monunit pranë fshatit Kreshpan të Fierit, rreth 30 km në juglindje të Apolonisë.

Korkyra përfaqësohet aty nga dy statere të periudhes I dhe II (shek. VI-450), nga 14 statere me shenja simbolike mbi lopë, apo me mo- nogram nën segmentin e katrorit, të datuara përgjithësisht në periudhën II (350-300 p.e.sonë ), si dhe nga pjesë didrahme me gjysmë lope, të cilat e datojnë përgjithësisht thesarin pas vitit 300 p.e.sonë. Në këtë kuadër, 33 monedhat e Monunit, që bëjnë pjesë në thesar, e kufizojnë kohën e groposjes së tij rreth vitit 280 p.e.sonë. Duke përmbajtur të pesë varian- tet e njohura deri më sot, ato kanë midis tyre një lidhje të pandërprerë të vulave të faqes dhe shpinës. Më të hershmet janë në këtë rreshtim stateret që mbajnë në shpinë vetëm emrin e mbretit të shoqëruar me një majë heshte dhe topurren tipike të monedhave dyrrahase (tab. I, 1). Pastaj vazhdojnë variantet që shoqërohen edhe me legjendën e qytetit AY, A-YP, AY-P, dhe AYPPA (tab. I, 2-5). Kompletimi i tipave e vendos thesarin në periudhën fundore të sundimit të Monunit, diku midis vitit

280 p.e sonë, kur e përmend Trogu, dhe vitit 270, kur si mbret i Ilirisë del Mytili. Gjithashtu lidhen në pjesën më të madhe nëpërmjet vulave të fa- qes dhe të shpinës edhe 89 stateret dyrrahase me lopë viç dhe katror si dhe nënvlera e tyre, drahmja me Herakli-Pegas, e përfaqësuar në thesar

me 45 copë.

Një kompleks kaq i sigurt arkeologjik si thesari i Kreshpanit na jep mundësi tani të ngushtojmë kufijtë kronologjikë të prerjeve monetare të Korkyrës dhe Dyrrahut. I takojnë viteve 300-270 p.e.sone stateret korkyrase, që kanë mbi lopën shenjat simbolike: timon, yll, draper, vesh rrushi, lirë me z dhe

monogram ndërsa në shpinë majë heshte, pe lum thyrsos, si

dhe monogramin (tab. 1, 6-9). Me keto seri lidhet didrahmet me

lope, që kanë në shpinë KI dhe vesh rrushi e kantar (tab. I, 10-11). Po kësaj periudhe i takojnë edhe stateret dyrrahase me lopë e vic, midis të cilave mund të dallojmë tri variante që, sipas vulave, kanë një vijueshmëri kronologjike:

a) Në të parin topurrja vendoset si shenjë simbolike vetëm në seg-

mentet e katrorit, e shoqëruar me legjendat AY, AP, AYP, të shkruara së pari apo së prapthi (tab. II, 1-2). b) Në të dytin shfaqen shenjat simbolike, delfin, akrep e zhapi mbi lopë dhe zhapi në segmentin e katrorit, krahas topurres dhe legjendës

AYP të shkruar në dy drejtimet (tab. II, 3-5). c) Në të tretën, mbi lopë vendosen monogramet A, I

N, 2 (tab. II, 6-9).

Për drahmet me Herakli-Pegas janë tipike vendosja e legjendave AY dhe AYP, kjo e fundit në dy drejtimet dhe shfaqja në serinë e fundit e

monogrameve

Adhe

(tab. 11, 10-13).

E gjithë kjo do të thote se duhet ulur data e prerjes se statereve dy- rrahase dhe apoloniate të tipit korkyras që janë datuar në vitet 450-350 p.e.sonë. Fillimin e tyre mund ta lidhnim me aleancën midis Dyrrahut, Apolonisë e Glaukias nga njëra anë dhe Korkyrës nga ana tjetër, gjatë fushatave të Kasandrit në liri në vitin 314-312 p.e.sone. (Diod. XXX, 78.1). Para kësaj kohe ne do të vendosim tipin me Athina-Pegas të dy qyteteve, për periudhën 350-312 p.e.sone, duke pranuar afersisht krono- logjinë e H. Cekës,

Nga ana tjetër, ne nuk shikojmë nje lidhje të këtij tipi me drahmet dyrrahase me Herakli-Pegaz.” Thesari i Kreshpanit, që përmban një gamë të tërë variantesh te drahmeve, dëshmon se kjo është një nënvlerë e re e lidhur me prerjen e staterit dyrrahas me lopë dhe viç dhe i për- shtatet më pas edhe peshës së drahmes.

Pasi propozuan kështu një kronologji të re të statereve dyrrahase e apoloniate te tipit korkyras, shtrohet çështja e marrëdhënieve të tyre me prerjet e Monunit. Duke u nisur nga përdorimi i shenjave simbolike, veç Lopurres, në faqe dhe në shpinë, mund t’i vendosim monedhat e Monunit midis dorës së dytë dhe të tretë të statereve të thesarit, duke e zhvendo- sur dorën e parë midis viteve 312- 290 p.e.sonë,.

Ne këtë kuadër duhet shpjeguar edhe fakti i rishfaqjes së emrit të qytetit në një fazë të dytë në prerjet e Monunit. A do te thotë kjo, në të kundërt të asaj që është menduar më parë, se mbreti ilir e humbi autoritetin dhe më pas edhe pushtetin mbi Dyrrahun? Ne fakt është e sigurt nga një prerje në bronz se Dyrrahu mbeti nën sundimin e mbretër- ve ilirë edhe në kohën e pasardhesit të Monunit, Mytilit. Në këtë rast ne do të jepnim një shpjegim tjetër. Gjysma e pare e shek. III p.e.sone karakterizohet nga një forcim i qyteteve dhe i koinoneve qytetare në Ilirinë e Jugut one ne Epic. Ato arrijne t’u imponohen politikisht mbre- terve dhe vete Pirroja nuk arrin të fusë nën kontrollin e tij veprimta- rinë monetare në Epir.” Duket se ky koncept i ri i lidhjeve midis mbre- terve dhe qyteteve u zbatua edhe ne Dyrrah në kohen e Monunit dhe pastaj Mytilit, duke i konsideruar mbretërit në funksionin e prytanëve, por jo të sundimtarëve absolute.

Duke përfunduar, ne do të donim të përmblidhnim karakteristikat e personazhit që zgjodhëm nga seria e Monunive të propozuar historisë, Ai ishte një mbret ilir i dinastisë së Glaukias, pasardhes i Bardhylit të Ri dhe sundoi rreth viteve 290-270 p.e.sone, shteti i tij shtrihej në veri te lumit Aos, në perëndim të liqeneve lynkeste dhe ka të ngjarë deri në pell- gun e Shkodrës në veri. Politika e jashtme e tij qëndronte në një aleance me Korkyren e Thrakinë kundër Maqedonisë se Ptoleme Keraunit dhe Pirros së Epirit. Politika e brendshme synonte në sigurimin e një uniteti midis pushtetit mbretëror, poliseve helene të bregdetit dhe koinoneve qytetare. Historia e justifikoi ketë politike me nje periudhe qetësie, ku varfërisë së informacioneve mbi konfliktet politike i përgjigjet intensi- teti i dëshmive arkeologjike për ndërtime qytetesh e godinash monumen- tale, shkëmbim të dendur ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut dhe nder- mjet qendrave ilire e kolonive helene, krijimi i koinoneve qytetare ilire dhe fillimi i prerjeve monetare te tyre. Për këtë arsye mund të shtonim edhe disa rradhë për personalitetin e mbretit Monun; me veprimtarinë e tij ai shënoi nje epokë të re në historinë ilire, duke qenë njëkohësisht vetë ai krijim i kësaj epoke. /Trungu & InforCulture.info

SHENIMET

1) Albanien, Schätze aus dem Land der Skipetaren, Hildeshajm 1988, kat..

nr. 135, 136 a-c.

2 T. Droysen, Die dardanische Furstentum. Kl. Schr, f. 87-94: N.G.L. Hammond ABSA, 61 (1966), f. 246; D Rendić-Miočević, Prolegomena ilirskoj numografiji. -Godišnjak Centara za balkonoloska ispitivanja, 1, 1965, 81. 3) C. Schütt, Untersuchungen zur Geschichte der alten Illyrer, Breslau, 1910, 1. 62-63; F. Papazoglu, Les origines et la destinée de l’Etat illyrien, -Historia- XIV, 1965, 2, 163-165: S. Islami. Shteti ilir, vendi dhe roli i tij në botën mesdhetare, -Kuvendi II Studimeve ilire-, Tiranë, 1974, 195, shen. 54. 4) H. Ceka. Probleme të numismatikës ilire. Tiranë, 1965, f. 16-19 (fr.: Proble

mes de numismatique illyrienne. Tirana 1972), 5) D. Kienast, Purros von Eneiros, RE, XXIV. 1963, kol, f. 127. 6) S Islami S. Anamall, M. Korkut, P. Prendi, Les Illyriens, Tirana, 1985.

1 69. 7) Th Wiegand, Amtliche Berichte aus den Koniot, Kunstsammlungen zu Berlin, 33 1911/12), kol. 20-21, fie 16: N.G.L. Benson, BSA 61, 965, f. 246 dhe G. Waurich, Helme der hellenistichen Zeit und ihre Vorläufer. Antike Helme, Mainz, 1988. 1 74 e konsiderojnë atë si përkrenare të një ushtari ano oficeri të mbretit Monun. Forma e glinores në mbishkrim- (përkrenare e mbretit Monun) është tipike për pronësinë e objekteve dhe I takon një tradite të njohur edhe për përkrenaren

e Vermnit, ndoshta birit të mbretit Grabo kushtuar në Olimpla (E Kunze, Bericht über die Ausgrabungen in Olympla. 1958, f. 145-146. 😎 N. Ceka, Qyteti flir në Selcën e Poshtme. Tiranë 1975, f. 41. fig 26. Ne

nërkrenare të ngjashme mban Pirrola, shih Schätze… (nr. kat 134), apo mbrett

Seleukus II (ET. Newell, The coinage of the western Seleucid mints, 1976. tab. 81. 6). 9 F. Papazoglu, Un témoignage Inaperçu sur Monounios l’Illyrien, Zive Anti- ka- 21, 1971. f. 177. 10) G. Waurlek, art, cit, f. 17 lidh përkrenaren pikërisht me Monunin e

vitit 280. Po kështu përkon me këtë kohë datimi I varrit nr. 3 të Selcës, N. Ceka, rep. cit. f. 55: 11) Shih P. Cabanes, Les Illyriens de Bardylis à Genthios, Paris 1988, f. 160,

12) S.1. Cesano, Monetazione e cerenlazione sul suolo dell antica Albania.

Ripostiglio di Butrinto. -Atti e Memorie dell’Instituto Italiano di Numismatica- VII

(1932). f. 47-98.

13) Shih A. Maler. Die Silberpragung von Apollonia und Dyrrachion. Numis-

matische Zeitschrift- 1. 1908. f. 3: H. Ceka. Probleme. f. 15-16 dhe Problèmes…. f. 22. katalogët përkatës të SNG. 14) H. Ceka, Probleme…. f. 30-35: Problèmes, p. 49-51. 15) A Maler, rep, cit:, f. 4: H. Ceka. Probleme…. 34: 16) Kushtet historike të një sundimi tradicional iltr në Dyrrah vënë në dyshim,

naralelizmin me preriet thrake të tipit sian në bazë të të cilave O. Picard, Illyriens, Thraces et Grecs: la monnale dans les rapports entre populations gree- ques et non grecques, Iliria, 1988, 1. f. 141, mendon se prerjet e Monunit u bënë jashtë Dyrrahut, në bazë të nie tipologiike arkaizante. 17) S. Islami, S. Anamall, M. Korkuti, F. Prendi, Les Illyriens.. . 70.

18) H. Ceka, Probleme… f. 42-44: Problèmes…. f: 66-72:

191 PR. Franke, Die antike Münzen von Epirus, Wiesbaden. 1961, f. 257-258. 20) Shih për këtë mendim D. Rendié-Miočević, Ilirski vladaski novel u arheo- lolkom muzeju u Zagrebu, -Vjesnik Arheološkog Muzeja u Zagrebu VI-VII, 1972- -73, 1. 256

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here