ANA TJETËR E TË SHIKUARIT /PASKTHIM

Në monografinë të tij ‘’Shqiptarët në Perandorinë Osmane’’ studiuesi Nexhip P. Alpan (Nesip Kaçi) jep disa vlerësime për shqiptarët në bashkëjetesën me turqit përkrah në perandorinë Osmane, e parë kjo sipas këndvështrimit të personaliteteve turke të kohës.

Osmanllinjtë në viset shqiptare të qytetit të Tivarit gjatë viteve 1671 kishin nënnshkruar një marrëveshje dypalëshe ku thuhej se:
‘’Zakonet edhe ligjet e lashta të rrethit do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Kishat dhe Manastiret e vendfaljet e vogla nuk do të preken: kur ta lypë nevoja do të rindërtohen (do të meremetohen) nga shteti osman. Populli mallrat dhe gjërat e tij të tundshme e të patundshme do t’i shfrytëzojë lirisht si t’i dojë vetë. Për këto pasuri nuk do të paguhet as një vergji(tatim) …’’

Mehmet Tefik shkruan: ‘’Bashkësinë Otomone e kanë siguruar dy krahë: turqit në Lindje (Anadoll) dhe shqiptarët në Perëndim (Ballkan). Shqiptarët gjatë pesë shekujve të perandorisë derdhën gjakun e djersën në të katër anët.’’


Në veprën ‘’Osmanli Tarihinde Arnavutluk’’(Shqipëria në kohën osmane), Sulejman Qylçe shton një mendim pozitiv për shqiptarët për kontributin që kanë dhënë në perandori: ‘’…Ka pothuajse një gjysmë shekulli që është shkëputur edhe faqia e fundit e historisë së përbashkët turko-shqiptare. Prandaj këtej e tutje duhet folur me gjakftohtësi. Mund të theksojmë lirisht vlerën historike të shqiptarëve, të cilët kanë kontribuar më shumë se popujt e tjerë për themelimin, zhvillimin, administrimin e për mbrojtjen e perandorisë osmane.”

Kufomat e shqiptarëve e të turqëve, rënë në Bagdat e Jemen (Arabistan), Sudan e Tripoli(Afrikë), Tebriz(Kaukaz) dhe në njëmijë vise të tjera ekzotike…pushojnë bashkërisht, krah për krah, në varre monumentale të përjetshme.’’

Rreth këtij kontributi mareshal Fevzi Çakmak shkruan: ‘’Me qindra burra shteti shqiptarë janë dalluar në historinë osmane. Shumë nga ata kishin zënë edhe pozita të larta , të rëndësishme si kryeministra (sadrazemë). Turqit e shqiptarët, në betejat që kanë fituar bashkarisht kanë pajtuar interesat e tyre të përbashkëta, janë bërë vëllezër të vërtetë…’’

Marshalli Fevzi Çakmak që ka shërbyer 15 vjet në Shqipëri dhe kryetar i shtatmadhorisë të ushtrisë turke në kohë të Presidentit Mustafa Qemal Ataturk, i cili citon në veprën e Sulejman Qylces:
‘’Shqiptarët gjatë pesë shekujve që kanë bashkëjetuar me turqit osmanli, në sajë të aftësisë së adaptimit dhe talenteve të tyre si nënpunës kishin zënë shkallët më të larta në qeverinë e Stambollit dhe ishin luajtur role të rëndësishme për perandorinë. Mirëpo nga ana tjetër, fiset shqiptare jetonin të lira e të pavarura në male të Shqipërisë…’’

Diplomatët filogrekë rreth marrëveshjes shqiptaro-turke në kohën e Qemal Ataturk President bënin këtë pyetje:
‘’-Ç’kërkon Mustafa Qemal Ataturku në Shqipëri? …Apo mos ka qëllim të krijojë një Turqi të vogël në perëndim të Ballkanit?”
Në lidhje me këtë Ataturku, më 1 mars 1921 bëri këtë sqarim në Asamblenë Kombëtare të Turqisë:

‘’…Me popullin shqiptar kemi bashkëjetuar si vëllezër disa shekuj. Prandaj, këtë shtet e komb vëlla do ta ndihmojmë sa të mundim dhe sa të ketë nevojë!’’ strategu i madh M.Q.Ataturku më pastaj theksonte: ‘’Turqia e Shqipëria gjenden në një zonë strategjike në pozita të sigurimit të përbashkët’’.

Në lidhje me marrëveshjen ‘’miqësore të përjetëshme’’ shqiptaro-turke e vitit 1920- 15 dhjetor 1923 në Ankara, thuhej: ‘’Neni I- Midis Republikës së Turqisë dhe shtetit shqiptar dhe sidomos në mes të nënshtetasve të të dy vendeve do të ekzistojë një vëllazëri reciproke e sinqertë, e përjetshme, që nuk do të prishet kurrë’’.

Prof. Dr.Ahmet Shykry Esmer personalitet në diplomacinë turke, që kishte vizituar Kosovën edhe Shqipërinë në 1969, në përshtypjet e tij shkruante:
‘’…Mund të pohohet se, nga kombet që janë larguar prej perandorisë osmane, vetëm shqiptarët kanë mbetur besnikë duke vazhduar të respektojnë turqit qemalistë’’

Përgatiti: E. K

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here