Është e trishtë, por gjithsesi kalohet me një indiferencë thuajse të tejdukshme fakti se sa herë që flasim për historinë e rajonit gjithnjë shqiptarët denigrohen verbalisht e jo vetëm, fyhen e anatemohen. Disa shqiptarë i quajnë arvanitas ashtu siç i ka pagëzuar historia greke arbërit, disa shqiptarë të tjerë i quajnë turqë edhe pse janë thjesht mysliman.

Arbëreshët e jugut të Italisë qenë të vetmët që nuk e humbën identitetin arbëror, qenë ata që nuk përjetuan kurrfarë represioni dhe dhune e nuk ju shkulën rrënjët me të padrejtë siç vijon tu shkulen rrënjët identitare edhe sot e kësaj dite shqipëtarëve që emigrojnë në Greqi, e që janë të detyruar të ndërrojnë emrin mbiemrin dhe fenë. Këta arbëreshë janë geg edhe toskë bashkë, por një numër i madh prej tyre, vijnë nga Moreja, Peloponezi i sotëm. Këta shqiptarë nga familje të shquara bujare, ajka e fisnikërisë, nuk u lejuan të kthehen më në trojet e tyre, pasi vonë pas shekullit te 19 Moreja e tyre ishte bërë Greqi.

“Kush kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen, kush kontrollon të tashmen kontrollon të shkuaren”- shkruan Xhorxh Oruelli. Qerthulli anon gjithnjë nga i dituri, i lëvruari e i shkolluari. Kush ka zënë me dorë lapsin i pari ka prioritet sepse i ka ruajtur e dhënë prioritet vetes.  

Shqiptarët janë të ngjashëm gjenetikisht me grekët apo e anasjellta?

Një zbulim i berë së fundmi mediatik, ka hedhur dritë të vërtetë shkencore me vlera empirike, në lidhje me përkatësinë etnike të rajonit. Përtej gjuhës, fesë, mitologjisë asimilimit dhe gjithçkaje tjetër që kanë dëshirë të besojnë, por faktet s’përputhen…

Studiuesit e Akademisë Shqiptare të Shkencave synojnë që të zbulojnë në të ardhmen më shumë për lidhjen gjenetike me ilirët për shkak se ende nuk ka studime të AND-së. Por sakaq kanë dal në përfundimin se Shqiptarët janë të ngjashëm gjenetikisht me grekët, jo me turqit. Edhe pse ndoshta duhet marrë seriozisht në shqyrtim krejt e anasjellja. Grekët e sotëm janë të ngjashëm gjenetikisht me shqiptarët.

Shqiptarët dhe arbëreshët vijojnë të kenë lidhje të forta gjenetike, ndonëse kanë kaluar pesë shekuj kur kjo popullsi u vendos në jug të Italisë.

“Lidhjet gjenetike midis popullatës shqiptare dhe popullatës shqiptare që jetojnë jashtë vendit, sidomos popullatat arbëreshe në jugun e Italisë vazhdojnë që të kenë lidhje të forta gjenetike.” Sipas studimeve të kryera nga Akademia e Shkencave, popullata shqiptare ka lidhje AND-je edhe me pjesën veriore të Greqisë.

“Nga ana tjetër janë vërejtur lidhje sic pritet me pjesën veriore të popullatës të Greqisë. Kjo është e pritshme sepse sipas skenarëve të përcaktuar nga studime të tjera del që proceset migratore kanë ndikuar në këtë.”

Në lidhje me diskutimet e shumta për ngjashmërinë e shqiptarëve me turqit, studiuesi Ilia Mikerezi thotë se në nivelin molekular nuk është vërtetuar një gjë e tillë.

Çërçilli mesohet të ketë thenë: “Nëse ke armiq mos u shqetëso, kjo do të thotë se ke luftuar për diçka”. Edhe Akademia jonë e Shkencave duhet që të vërtetat ti shfaqë më shquar e më qëruar. Të flasë për të drejtën e të luftoje me argument për këtë pasi shkenca s’mund të bëhet politikë e për hir të politikës së mirë në rajon le të hedhim poshtë identitetin tonë, dinjitetin tonë dhe të drejtat e popullit tonë jo vetëm brenda kufijve të dy shteteve shqiptare ne rajon, por edhe përtej këtyre kufijve.

A ka reciprocitet mes dy popujve që janë të ngjashëm gjenetikisht?

Gazetari Roland Qafoku në një artikull brilant, publikuar së fundmi thekson se: “Vizita e kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis në Dropull, Himarë dhe Finiq shoqërohet me dilemën nëse mes Greqisë dhe Shqipërisë ka reciprocitet. Çdo të ndodhte nëse kryeministri Edi Rama do vizitonte disa fshatra dhe zona në Greqi ku jetojnë me shqiptarë me prejardhje arvanistase, çamë autoktonë dhe emigrantë të larguar pas vitit 1990? Si do pritej në Greqi një vizitë e kryeministrit shqiptar nga shteti dhe shoqëria greke nëse ai do konsumonte të njëjtën agjendë si homologu grek në Shqipëri.”

Zotit Qafoku nuk i heqim asnjë presje. Pikpyetja që ngrihet ne këtë pikë është e arsyeshme dhe mëse logjike, nëse i referohemi një komuniteti mjaft të ndjeshëm ndaj padrejtësive ndër shekuj. Sakaq që gjatë vizitës në fjalë, në prani të përfaqësuesve të shtetit, të kreut të shtetit Shqiptar më saktë, është fyer flamuri kombëtar, duke u valvitur përkrah atij grek por në përmasa shumë herë më të vogla. “Rastësitë” e këtilla, nëse janë të vërteta duhen shmangur.

E vërteta përtej interpretimeve mes dy popujve që janë të ngjashëm gjenetikisht?

Autori Risto Stefov  në vellimin “Little Book of BIG Greek Lies” publikuar në 2005, punon në përsjatjet e tij, për të argumentuar të drejtën e pretendimeve Maqedonase, në historiografinë e rajonit. Megjithatë përmbledhja që i ka bërë fakteve në lidhje me Greqinë është kaq e sakte dhe telegrafike sa vlen të citohet.

“Përbërja etnike e Greqisë moderne sot përfshin shqiptarët e asimiluar (arvanitasit), vllehët (vllahët), turqit dhe maqedonasit (Makethones). Nuk kishte përkatësi etnike greke para shekullit të 19-të. Etnia greke u krijua artificialisht nga fanariotët me ndihmën e Fuqive të Mëdha! Fanariotët ishin një grup multietnik i të krishterësh që flisnin koine që i përkasin shtresës së mesme të pasur dhe të arsimuar osmane. Ata ishin klerikët e lartë të kishës, bankierët osmanë, kapitenët e detit, përkthyesit e gjuhëve dhe tregtarët që bënin biznes për Perandorinë Osmane jashtë territoreve osmane. Kur Greqia u bë komb për herë të parë në 1829, ajo u përball me një krizë identitare sepse nuk mundi të përballonte demografinë e saj multietnike, multikulturore. Greqia luftoi për vite me radhë për të gjetur një identitet derisa një i tillë u krijua për të nga përkrahësit e saj filhelenë britanikë dhe francezë. Vetë Athina, djepi i civilizimit antik, nuk ishte asgjë më shumë se një fshat shqiptar.

Pasi adoptoi Koinenë e lashtë si gjuhë të kombit të saj, Greqia sajoi një të kaluar mitologjike me një prejardhje që shtrihej deri në grekët e lashtë dhe nisën një proces shkombëtarizimi dhe asimilimi. Greqia filloi të bënte fushata propagandistike intensive, ndonjëherë të dhunshme asimiloi etnitë e ndryshme duke nxjerrë si grekë artificial shqiptarët, vllehët, sllavët, turqit dhe më vonë maqedonasit.

Siç u përmend më herët, njerëzit e ndryshëm që Greqia  dëboi prej territoreve të sapopushtuara ishin ata që refuzuan të asimiloheshin në identitetin e ri grek.”

Sipas Stefovit, shumica e muslimanëve që Greqia dëboi gjatë shkëmbimit të popullatës

me Turqinë ishin maqedonas etnikë. Por cilët janë këta maqedonas etnikë që janë myslimanë?!

Këmbimi i popullsisë për të cilin flet zotëria është famëkeqi Traktati i Lozanës. dhe këtu hyjmë në pjesën maqedonase të gënjeshtrës, sigurisht për arsye politike dhe jo shkencore. Këtu nuk kemi një thellim të autorit, pasi i shtrembërohet ideologjikisht parulla propagandistike.

Pasi u vulos juridikisht një batërdi humanitare në emër të këmbimit të popullsisë, me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lozanës për turqit e Greqisë. Kryeministri i atëhershëm grek Theodoros Pangalos i kishte premtuar ambasadorit shqiptar në Athinë Mit’hat Frashëri se popullsia arvanite dhe çame nuk do të prekej nga Marrëveshja e Lozanës dhe shqiptarët myslimanë nuk do të quheshin popullsi turke.

Ky ishte një premtim bosh, sepse edhe në vitet në vijim vazhdoi shpronësimi i çamëve. Ministri i atëhershëm i punëve të jashtme i Britanisë së Madhe George N. Curzon e kishte quajur Marrëveshjen e Lozanës “një zgjidhje fund e krye të keqe dhe qëllimkeqe, për të cilën bota gjatë njëqind vjetëve të ardhshme do të paguaj një tagër të lartë”.

Pas kapitullimit të gjermanëve në LDB shteti grek i dënoi çamët kolektivisht, duke i dëbuar nga shtëpitë dhe duke ua marrë pronat shumicës së tyre.

Në vëllimin “Little Book of BIG Greek Lies” Stefov thekson se “… njerëzit që Greqia importonte nga Azia e Vogël, Stambolli e të tjera vende në Turqi nuk ishin grekë, ishin të krishterë turq. Një pjesë e madhe në numër ishin njerëz të shquar të biznesit që zotëronin sipërmarrje të ndryshme dhe prona në Turqi. Fatkeqësisht kur u shpërngulën ata humbën gjithçka dhe u bënë qytetarë të klasit të dytë në Greqi.”

Këtu lexohet edhe vlera njerëzore e këtij këmbimi të përbindshëm.

E vërteta mes dy popujve që janë të ngjashëm gjenetikisht është se për hir të rrethanave gjeopolitike dhe për hir të mitologjisë që është interpretuar si histori, një popull i lashtë sa vetë koha, u nda ndër vete në dy a më shumë shtete moderne, në këtë Gadishull përkarshi Europës.

“Një shtet nuk shembet nga skamja, por nga mosdija dhe mungesa e kulturës” citohet të ketë thënë Markus Tullius Ciceroni.

Përgatiti Elis Buba /usalbanianmediagroup

“Little Book of BIG Greek Lies” Stefov 2005 faq.34

Sikur kryeministri Rama të vizitojë Filatin, Janinën dhe Margëlliçin-R.Qafoku Fjala.com 2022

Akademia e Shkencave: Shqiptarët ngjajnë gjenetikisht me grekët, jo me turqit – Art.2022

“THE TREATY OF LAUSANNE AND ALBANIANS” – Political history, international relations/trade, Politics and society, Interëar Period (1920 – 1939), Migration Studies Ilirjana Kaceli – Demirlika //usalbanianmediagroup.com/

Athens (Greece) 1780s Atina (Yunanistan) 1780’ler

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here