Jahja Drancolli

Peja, Lulja e Dukagjinit, është qytet i pasur me histori dhe kulturë, siç dëshmojnë monumentet e shumta, si gjurmët parahistorike në grykën e Rugovës, rrënojat e qytetit dhe fortifikatës së antikitetit dardan, monumentet paleokristiane dhe myslimane (në qytet dhe rrethe), kullat e shumta, shtëpitë tipike urbane dhe rurale, muzetë dhe imazhet e Alpeve Shqiptare, të cilat përveç bukurisë përrallore, shquhen edhe për mbrojtjen e tyre nga sulmet e armikut.

Krahas disa shkollave osmane-turke, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur qyteti kishte rreth 20 mijë banorë, në vitin 1867 u themelua shkolla katolike e qytetit, ku nxënësit mësuan edhe shqip. Shkolla në fjalë, e cila lidhet me emrin e Franz Joseph I, perandorit austro-hungarez, kishte funksionuar të paktën deri në kohën e krijimit të Mbretërisë SKS (1918), kur gjithçka që çonte në një identitet joserb do të përmbyset!

Burimi: Ballina e Prospektit/Programit të Shkollës Katolike të Pejës (IPEK, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, kopje nga Vjena)!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here