Ndjenja e gulçimit është një dukuri e zakonshme dhe nuk do të thotë gjithmonë se duhet të shkoni te mjeku, por në rastet kur shfaqet papritur ose pa ndonjë simptomë tjetër shoqëruese, mund të krijojë njëfarë frike tek njerëzit. Shkaktarët e mundshëm të gulçimit janë të shumtë.
Ndjenja e gulçimit, frymëmarrje e vështirësuar dhe dukuri të ngjashme janë krejt normale kur njeriu përjeton disa përpjekje të rënda fizike apo stres. Megjithatë, nëse shfaqet në pushim dhe shoqërohet me disa simptoma të tjera si shtrëngimi në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje duhet treguar kujdes.
Vështirësia në frymëmarrje ndodh shpesh te pacientët me zemër, personat që kanë nivele të ulëta hekuri ose janë anemikë, te individët që përjetojnë ankth, duhanpirësit, personat me sëmundje të frymëmarrjes dhe personat që kanë probleme me peshën e tepërt.
Mjekët paralajmërojnë se të gjitha rastet në të cilat gulçimi nuk largohet vetvetiu brenda pak ditësh mund të jenë potencialisht të rrezikshme dhe kërkojnë një ekzaminim për të përcaktuar shkakun e vërtetë të problemit.
Ka edhe situata në të cilat duhet reaguar sa më shpejt sepse mund të ketë pasoja të rënda. Një prej tyre është embolia pulmonare, në të cilën arteriet pulmonare bllokohen për shkak të trombociteve, ose mpiksjeve që vijnë nga pjesët periferike të trupit.
Karakterizohet nga një frekuencë e shtuar e frymëmarrjes dhe vështirësi në frymëmarrje dhe kjo gjendje kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor. Shpesh, paralajmërojnë mjekët, shfaqet me simptoma të kollës, temperaturës dhe cianozës.
Nuk duhet të injorojmë sulmin në zemër në të cilin shfaqet me vështirësi në frymëmarrje për shkak të zvogëlimit ose pengimit të qarkullimit të gjakut në zemër.