Sindroma e personit të ngurtë (stiff person syndrome) është një gjendje e rrallë neurologjike që mund të marrë vite për t’u diagnostikuar dhe për të përshtatur trajtimin.

Këngëtarja Celine Dion njoftoi të enjten më një video në Instagram, se po anulon disa koncerte pasi është diagnostikuar me këtë sëmundje.

Çfarë është sindroma e personit të ngurtë?

Karakterizohet nga ngurtësia dhe spazma e muskujve, ndjeshmëri e shtuar ndaj stimujve si zëri, dritat dhe shqetësimi emocional që mund të shkaktojë spazma muskulore.

“Shpesh shoqërohet me spazma të muskujve, të cilat mund të jenë mjaft të rënda. Këto mund të shkaktojnë rënie, dhimbje të forta dhe paaftësi të konsiderueshme,” tha Dr. Emile Sami Moukheiber nga Qendra e Sindromës së Personit të ngurtë në Johns Hopkins Medicine. “Rëniet nga spazmat e rënda janë shumë të zakonshme. Këto spazma mund të shkaktohen nga tronditja, emocionet e rënda, moti i ftohtë.”

Këngëtarja tha në video se spazmat prekin “çdo aspekt” të jetës së saj të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur ecën dhe duke mos e lejuar të përdori kordat vokale për të kënduar.

Simptomat e sindromës gjithashtu mund të shkaktojnë ankth.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here