Sipas ekspertëve, “dritat, duke përfshirë edhe ato të cilat ndriçojnë kompjuterët laptopë, smartphones dhe tableta, shpesh luajnë një rol kyç në shkaktimin e një gjumi të keq tek njerëzit”.

Ekspertët shpjegojnë se dritat artificiale prishin ritmin fizik të trupit, ndikojnë në kemikalet në tru dhe shtyjnë njerëzit për të përdorur stimulues si kafeina për të qëndruar zgjuar gjatë.

‘Idea’ citon se profesorë të mjekësisë së fjetjes në Harward Medical School, thonë se rënia e numrit.të orëve të fjetjes për një natë ndikon në shëndetin e publikut, duke përfshirë një rrezik.më të madh të obezitetit, diabetit, sëmundje të zemrës, depresioni.dhe.. infarkti te të rriturit dhe probleme të përqendrimit të fëmijëve.

Drita artificiale pengon promovimin e neuroneve të gjumit në tru dhe lirimin të përnatshme të hormonit melatonin, e cila ndihmon gjumin, ndërsa bën aktivizimin e neuroneve që të rrit vigjilencën, tha ai.

Pesëdhjetë vjet më parë, më pak se 3 për qind e popullsisë së rritur amerikane flinin kaq pak. Dhe në mbarë botën, fëmijët janë duke fjetur 1.2 orë më pak në netët e shkollave se një shekull më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here