Frano Prendi dhe Koço Zheku, duke u referuar në të dhënat e ekspeditave arkeologjike të viteve 1968-70, në studimin “Qyteti ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit të tij” të botuar në “Iliria”, Nr. 2, viti 1972, ndër të tjera theksojnë faktin e themelimit si qytet ilir të Lisit: “… Duke përmbledhur, nga sa u tha më sipër, del se Lisi, nuk ka qënë asnjëherë koloni sirakuziane, por një qytet i madh dhe i fuqishëm ilir pranë Adriatikut… Ai u fortifikua me mure të fuqishme, ne të cilët bashkekzistojnë në një thurje mjeshtërore dhe harmonike të dy stilet e njohura të kohës, trapezoidali i parregullt dhe poligonali…”

• Fotografi të botuara nga arkeologët austriak Camillo Praschniker dhe Arnold Schober në “Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro”, në vitin 1919.

Julian Vlashi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here