Zbulohen dy minerale te reja nga një meteorit në Somali. Një grup shkencëtarësh kanadezë kanë studiuar rreth 70 g nga meteori i rënë në Afrikën lindore, masiv që peshon rreth 15 toneleta duke u klasifikuar edhe si i 9-ti për madhësi nga ata që njohim.

Është mbi 2 m i lartë dhe është sjellë në dritë në vitin 2020, mirëpo njihej nga disa gjenerata lokale të cilët e kishin titulluar NightFall, emër që e kanë trashëguar brez pas brezi.

Pas kampioneve të dërguara në laborator , menjëherë kërkuesit kanë arritur të dallojnë qartë dy metalet që nuk ishin hasur ndonjëherë në natyrë.

Madje në vitet 80 kreu i grupit kërkimor thekson se ishin bërë tentativa për t’i krijuar në mënyrë sintetike në laborator. Ndërkohë që është në fazë analizimi edhe një tjetër, që dyshohet se do të ndeshemi edhe më një metal të ri.

Zbulimet janë të rëndësishme pasi ndihmojnë që të kuptojmë se si funksionon laboratori i natyrës dhe universit. Ndërkohë që së shpejti pritet të nisë misioni Psyche i agjencisë hapësinore amerikane NASA, ku do të dërgohet një mjet hapësinor në një asteroid për të marrë kampionë që më pas do të studiohen.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here