Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë për Euronews Albania tregoi arsyen pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ministrit të ofruar nga Ismail Qemali.

“Modestia e tij tregoi ai ishte përkushtuar për çështjen kombëtare dhe problemi që ishte shfaqur. Ismail Qemali e tregoi personalisht dhe zyrtarisht që Isën ta kishte pranë vetes në momentet e shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Prandaj kërkoi që nga njerëzit e tij që ta siguronin personalitetin e Ismail Qemalit, Isa do i caktonte nga njerëzit e tij, dy djemtë që pa lejen e tyre nuk hynin dot në rezidencën e Ismail Qemalit. Pas kësaj Ismaili i ofroi postin e ministrit të luftës, Isa e refuzoi dhe tha që kam të tjera punë për të bërë tani”, tregoi stërnipi.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here