Elon Musk deklaroi se një pajisje wireless e krijuar nga kompania e tij e çipeve të trurit Neuralink do të fillojë testet në njerëz brenda 6 muajsh.

Kompania po zhvillon çipe për trurin që sipas saj, mund të ndihmojë  pacientët me aftësi të veçanta të lëvizin dhe komunikojnë sërish. “Reuters” raporton se vitet e fundit, Neuralink ka kryer teste te kafshët pasi nevojitet një miratim nga rregullorja e SHBA-ve për të kaluar te njerëzit.

Kemi punuar shumë që të jemi gati për njeriun tonë të parë dhe duam që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë përpara se ta implementojmë, por kemi dorëzuar besoj pjesën më të madhe të punës sonë në FDA dhe mendoj se brenda 6 muajsh do të mund të kemi Neuralink-un tonë të parë te një njeri”, tha Musk.

Prezantimi i fundit nga Neuralink i përket vitit të shkuar ku një majmun mund të luante një lojë kompjuterike falë mendimeve vetëm nga çipi në tru./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here