6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KËSHILLA PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Me shumë mundësi edhe kjo verë ju ka gjetur me një mal rroba të bardha që kanë përfunduar diku aty, në një cep të dollapit për të mos u veshur as edhe një ditë të vetme. Pse? Sepse kanë marrë një nuancë të verdhë dhe ju nuk dini si t’ja bëni.

Më poshtë lexoni zgjidhjen:

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Besojini diellit, zbardhuesit numër një

Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e  diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Zhytje në lëng limoni

Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, pëgjatë gjithë natës! Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 miunuta. Më pas lajini normalisht.

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Uthull (e bardhë jo e verdhë)

Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthul, aq sa ju ta shihni të arsyseshme (gjysmë filxhani ndoshta).

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Sodë buke

Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Sekreti i blusë

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompesoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments