Një tufë delesh që “lëviznin në rreth për 12 ditë të tëra pa u ndalur”, i la të shtangur njerëzit.

Pamjet tregojnë qindra dele që ndjekin njëra-tjetrën në një rreth të madh në Kinë.

Pronarja e deleve, Miao, pretendon se filloi me disa dele përpara se e gjithë tufa të bashkohej, shkroi Metro.co.uk.

Në video, mund të shihen edhe disa dele duke qëndruar plotësisht të palëvizshme, por duke ruajtur ende formën rrethore.

Edhe pse nuk dihet me siguri se çfarë i shkaktoi delet të silleshin në këtë mënyrë, një sëmundje bakteriale e quajtur “Listerioza” dihet se shkakton këtë lloj rrotullimi te kafshët.

Sëmundja prek njërën anë të trurit, për çka rrethrrotullimi dhe në disa raste paraliza e anës së prekur, ndodh zakonisht.

Derisa janë të infektuara, delet duken të çorientuara.https://metro.co.uk/video/embed/2818391

PR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here