“Vajzat e kufirit lindor të Shqipërisë (ndoshta Prilepi) vallëzojnë me veshje të mrekullueshme të fisit të tyre. Këto vajza bëjnë pjesën më të madhe të punës në fusha, ndërsa burrat ndjekin ose shmangin hakmarrjet. Ato ndihen të lehtësuara kur u bien edhe punë si kullotja dhe mbajtja e bagëtisë, kur qëndisin veshjet e tyre festive me të bardha dhe të zeza, copa me dantella dhe veshje me simbole heraldike, ndërsa kursimet e tyre të vogla shkojnë për argjendin me të cilin do të zbukurojnë më tej kostumet e mrekullueshëm.”

Edhe pse sot gjeografikisht gajdja gjendet e përhapur në Shqipërinë e Jugut kryesisht në Toskëri, në rrethet e Beratit, Kuçovës, Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korçës, Librazhdit etj, gajdexhiu këtu është një malësor Geg.

Komuna e Prilepit ka qenë e perzierë me Gegë dhe Toskë. Në fshatrat e Prilepit thuajse të gjithë shqiptarët ishin te ritit ortodoks.

Foto rreth vitit 1919.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here