Duke qenë se qepët janë pjesë e pazëvendësueshme e kuzhinës së shtëpisë sonë, i hasim thuajse çdo ditë, sepse qepa është baza për pothuajse të gjitha pjatat. Prerja e qepëve mund të jetë e pakëndshme për shkak të djegies së syve, por ekziston një truk që do t’ju ndihmojë me këtë problematikë.about:blank
Domethënë, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një pecetë të lagur në dërrasën ku do të prisni qepën. Peceta e lagur tërheq lëndën kimike nga qepa. Në këtë mënyrë, ajo substancë qëndron në dërrasën tuaj prerëse dhe ju nuk do të lotoni ndërsa përgatisni pjatën tuaj të preferuar.


