Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Laterkuli unik nga Cërca e Istogut

Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.

Gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur “Arat e Njoma “ në Cërcë të Komunës së Istogu, brenda vendbanimit të periudhës së antikitetit të vonë, para afro njëzet vitesh u gjet një Laterkul, tullë e vogël dyshemeje, i pari i këtij lloji në Kosovë. Vendbanimi shtrihet rrëzë maleve të Moknës, në një ambient të bukur bujqësor dhe blegtoral, pranë trasesë së rrugës antike Mirtrovicë – Pejë.
Laterkuli është punuar nga argjila e ngjyrës së kuqe. Ka përmasa 26 x 26 x 7cm. Mbi sipërfaqen e sheshtë, të njomë e të lëmuar para pjekjes, me dorë të lirë, në pesë rreshta horizontal, me një shkrim të shpejt në latinishte vulgare është shkruar mbishkrimi:

L A T e r c u l i
I N B a l n e o
L a b a n o n
T e n o u o
F e l i c i t e r

Tri shkronjat e para te rreshtave një dhe dy, sikurse edhe nistoret e rreshtave katër, pesë dhe gjashtë, janë shkruar më shkronja të mëdha, ndërsa shkronjat tjera janë shkruar më shkronja të vogla. Lartësi e shkronjave lëviz nga 3 deri në 5cm, ndërsa thellësia nga 1 deri në 2mm. Fjala është për mbishkrim përkushtimi të shkruar më rastin e inaugurimit të një banje, të ngritur sipas gjasave për punëtorët e punishtes së tullave. Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.
( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës e komunës së Istogut, Prishtinë 2016,f. 54.fig.42.).

Laterkuli i Cercës ( Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

3 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

4 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

5 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

2 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

2 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago