Njerëzit mbi 65 vjeç, kanë një rrezik më të lartë të helmimit nga ushqimi.about:blank

Në veçanti, ekspertët thonë se ekziston një lloj djathi që mund t’ju rrezikojë seriozisht nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi, pavarësisht se është krejtësisht i sigurt për ata nën 65 vjeç.

Cilat lloje djathi duhet të shmangin të moshuarit?about:blank

Ekspertët paralajmërojnë se në veçanti disa lloje të djathrave të butë, mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi tek të moshuarit dhe grupet e tjera të prekshme.

Gjithashtu, myku i përdorur në këto këto lloje mund të paraqesi rrezik dhe duhet të shmanget nga njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Këto lloje mund të përbëjnë rrezik sepse kanë më pak aciditet se djathrat e fortë dhe përmbajnë më shumë lagështi.

Kjo do të thotë se ato mund të jenë një mjedis ideal për rritjen e baktereve të dëmshme, të tilla si Listeria.about:blank

Listeria, Salmonella dhe Brucella janë vetëm disa nga ndotësit më të zakonshëm bakterialë që gjenden tek djathrat e butë.

Por nëse vendosi t’i konsumoni këshillohet që të gatuhen paraprakisht.about:blank

Një këshillë tjetër është të konsumoni djathë të pasterizuar, pasi ky lloj trajtohet me nxehtësi për të shkatërruar patogjenët e dëmshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here