Ky manastir është ndërtuar nga arkitekti shqiptar Vito Kuçi-Cuci dhe ka pasur stil romako-gotik me detaje bizantine.

Simbolet e gdhendura në derë gjenden edhe në xhubletë shqiptare dhe janë trashëgimi ilire, ndërsa në hyrjen jugore mund të gjendet edhe një mbishkrim i gdhendur nga arkitekti, frati Vito Kuçi-Cuci.

Vlada Petkoviq dhe Gjurgje Boshkoviq, janë ndër të rrallët që konfirmojnë në vitin 1941 se ndërtesa ishte projekt i klerikut shqiptar katolik nga Kotorri, Vito Kuçi-Cuci, i cili e mbikëqyri ndërtimin sipas projektit të tij.

Në “Thesarin e manastirit të Deçanit” ndodhën dokumente me interes shkencor,të cilat vërtetojnë se popullsia e Deçanit dhe e rrethinës ishin shqiptare.Shkencëtari serb Pero Slijepçeviq,më 1934 ka shkruar se:”Serbët në Mesjetë nuk kanë pasur as afinitet,as aftësi, as mundësi për të ndërtuar kisha monumentale,siç janë ato në Kosovë e në Maqedoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here