Në këtë vit në Kongresin e Berlinit u vendos që Porta e Lartë t’i dorzojë Malit të Zi territorin e Plavës e Gucisë. Lidhja e Prizrenit mobilizoi të gjithë forcat lokale për mos të lejuar këtë ndryshim territori. Nik Lek Pepaj komandoi vullnetarët e Kelmendit që morën pjesë në luftën e mbrojtjes së kufinjve. Porta e Lartë dërgoi Mehmed Ali Pashën me disa tabore me ushtarë, për të shtypur kryengritjen e luftëtarëve shqiptarë. Taboret e pashait u strehuan në sarajet e Abdullah Pasha Drenit në Gjakovë, për të cilin Fishta shkruan se i priti nga detyrimi kanunor shqiptar për të mos e lënë mikun jashtë. Pas nje lufte 7 ditore kundër disa mijera vullnetarëve malësorë, pashai turk si dhe Abdullah Pasha Dreni dhe i biri vriten. Në këtë luftë moren pjese edhe mbi 300 vullnetarë kelmendas të udhëhequr nga Nik Lek Pepaj. Nik Lek Pepaj vdiq më 11 shtator 1911 në një pijetore të Gucisë, duke i hedhur helm në kafen që po pinte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here