NGA: PROF.DR. PIRRO PRIFTI

Këtë analizë historike unë po e nis me problemin e varrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe më saktë se ku mund të jenë rivarrosur eshtrat e humbura te Heroit tone Kombetar. Kjo per aresyen e thjeshte se gjetja e varrit të vërtetë të tij do të lehtësonte dhe sqarimin e shumë boshllëqeve të historisë së familjes Kastrioti por edhe sepse ashpërsia dhe egërsia e osmanëve ndaj fisit Arbër& Epirot pas vdekjes së Heroit tonë kombatar është e paparë në historinë e Perandorisë osmanepikërisht për arësye të rezistencës së jashtzakonshme të fisit të Epirotëve dhe Arbërve, osmanët shkatërruan Arbërinë dhe Epirin me themel, duke vrarë, larguar, konvertuar, përdhunuar, dhe duke rrëmbyer e martuar me femrat e Arbërisë dhe Epirit për të lindur individë trima për ti përdorur për të luftuar për Perandorinë Osmane. Aq sa dhe Sulltan Selimi djali i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u martua me Sofinë një vajze Arbër&Epirote nga një fshat i Mirditës të cilën e kishin rrëmbyer.

Për kuptuar më mirë këtë hata dhe tragjedi që i ra kombit Arbër& Epirot pas kësaj lufte të gjatë që u mbyll me pushtimin Osman pas rënies së Shkodrës 10 vite pas vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, mund të përmëndim edhe dy nga shkaqet:

-Gjergj Kastrioti -Skënderbeu vazhdoi luftën pa kompromis deri në vdekjen e tij për arësye se ishte I detyruar të luftonte për shkak të ndihmave që mori nga Papati dhe Mbretëria e Napolit,

-Gjergj Kastrioti -Skënderbeu nuk pranoi vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane ashtu siç e pranuan Serbia, Rumania, dhe Moldavia (Besarabia) dhe principata të tjera në këmbim të ruajtjes së pronave dhe të religjionit të krishterë, pikërisht për arësye se do të prishej Besëlidhja e miratuar në Lezhë,

  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu vazhdoi luftën e pabarabartë kundër Perandorisë osmane, për shkak të ndjenjës së krenarisë dhe dëshirës për të mos patur njeri mbi kokë ashtu si e kishte patur I gjithë fisi Epirot dhe Arbëror, krenarinë dhe dëshirën për të drejtuar.

Kjo sipas Testamentit të Vjetër (Proverbat 16.5) është një nga mëkatet e dënueshme nga Zoti: `Kushdo që ka zemër krenare është i neveritshëm për Zotin; të jeni të sigurt se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar“ (30). Këto arësye shaktuan mjerimin e fisit Epirot dhe Arbëror.

Për të përshkruar ndryshimin e madh që ndodhi në travat e Arbërisë dhe të Epirit që sot quhet Shqipëri nuk mund të mos flasim për vdekjen e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse pas vdekjes së tij Arbëria dhe Epiri pësuan dëmtimin më të madh të të gjitha kohërave ku u ndryshuan shumë gjëra, midis të cilave u fsheh edhe një pjesë e historisë së popullsisë të cilën po përpiqem nëpërmjet analizës së fakteve dhe të literaturës të hedh dritë për të sqaruar boshllëqethistorike (31,32).

Sipas librit të Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu“, kupton se si pasi osmanet pushtuan Lezhën me 19 shtator 1478. Sipas Marin Barletit: “Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit me 17 janar 1468. Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë

Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..” .

“Kur dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lek Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke çkulur mjekrrën dhe flokët; “mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë cop dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet dhe pushtetet tanë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jonë”( Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu) (5).

Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

Sipas Barletit, “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima. http://ëëë.eupedia.com/forum/threads/26169-Berbers-and-Albanians-E-haplogroup-and-linguistic-similarity/page2).

Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here