Nëse Lufta e Ftohtë do të kalonte në skenarët e nxehtë për të cilin përgatiteshin të gjithë, goditjet me armë bërthamore ishin planifikuar në detaje si nga SHBA, ashtu edhe nga Bashkimi Sovietik.

Në Shtetet e Bashkuara janë deklasifikuar dokumente sekrete të asaj kohe, mbi planin amerikan në rast se shpërthente lufta bërthamore.

Harta me qytetet që do goditeshin përfshinte Europën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.

Harta është zbardhur nga sektori arkivor, NSA Archive në universitetin e Georgetown dhe është publikuar sot nga DITA. Ajo shoqërohet me listën e objektivave për goditje bërthamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959.

Si objektiva ushtarakë në listën prioritare ishin dy baza ajrore në Bjellorusi, Bykhov dhe Orsha, si dhe bazat e ushtrisë sovjetike, Berlini Lindor dhe Varshava.

Më tej lista përfshin një sërë qytetesh si Bukureshti, Sofja, Budapesti, Pekini, Moska, Leningrad. Në objektivat ballkanikë përfshihet edhe Shqipëria me dy shënjestra: Kuçova me gjasë për shkak të aeroportit dhe naftës si dhe Tirana.

Në këtë vit në Shqipëri ndodheshin ende sovjetikët çka shpjegon edhe hyrjen në listën e goditjeve fatale.

Harta amerikane e shënjestrave bërthamore
Qytetet që do goditeshin
Në listë, edhe Shqipëria, ku do lëshoheshin bomba atomike në Tiranë dhe Kuçovë

Dokumenti prej 800 faqesh është përpiluar në vitin 1956 nga Komanda Ajrore Strategjike  dhe në të klasifikohen 1100 fusha ajrore të bllokut sovjetik dhe 1200 qytete, raporton DITA bazuar në dokumentin arkivor të deklasifikuar.

Dokumenti saktëson se Komanda amerikane do të përdorte bombardues dhe bomba me kapacitet nga 1.7 deri në 9 megatonë, që do pasohej nga një katastrofë e vërtetë për rajonet e goditura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here