Shtamba tropikale është një nga bimët më të mëdha që hanë kafshë në botë. Ato mund të gjenden në Indonezi, Malajzi dhe Kinë. Kjo bimë ka një pseudonim; filxhani I majmunit. Kjo për shkak se majmunët shpesh pinë ujë shiu prej tij. Kjo është në rregull per majmunet e medhenj por majmunët e vegjël ndonjëherë ngecin brenda këtyre bimëve dhe hahen. Këto bimë kapin edhe insekte dhe vertebrorë të vegjël si minjtë. Keto bimë në muret e tyre bëjnë dy gjëra; një nektar shumë të ëmbël dhe dyll. Kjo tërheq shumë kafshë qe të hyjnë brenda saj. Ky nektar i ëmbël i tërheq kafshët dhe dylli i ndihmon ato te rrëshkasin brenda. Kjo do të thotë se nuk mund të shpëtojnë! Kafshët ngecin në mënyrë efektive në grope dhe pas njëfarë kohe kafsha vdes brenda bimës ku me kalimin e kohës shtamba tropikale gëlltit lëndët ushqyese. Kjo bimë është kaq e frikshme dhe në të njëjtën kohë kaq e padallueshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here