I lindur në rajonin e Dibrës, ishte djali i vetëm i Muzakë Arianitit. Ky i fundit ishte djali i Arianit Komnenit, vëllau i Gjergj Arianitit.

Gjatë viteve 1443-1444, kur Skënderbeu u rikthye në Arbëri, Moisiu u bë shpejt aleati i tij dhe arriti të çlirojë zonën e Dibrës, duke u bërë zot i saj dhe nga Lidhja u zgjodh si komandant i rojeve kufitare të tokave shqiptare, ku në këtë rol, ai mbikqyri pushtimin e kështjellës së rëndësishme të Svetigradit (1448).

Së pari, Moisiu u shqua në Betejën e Torviollit (1444), ku Skënderbeu shkatërroi një ushtri të madhe osmane.

Pas humbjes në Berat (1455), Moisi Golemi tradhëtoi Skënderbeun dhe u bashkua me osmanët. Me këtë rast, osmanët dërguan Moisiun me 15,000 ushtarë kundër Skënderbeut në Betejën e Oranikut (1456). Moisiu u mund rëndë nga Skënderbeu, dhe iu lut Skënderbeut ta falte për tradhtinë që kishte bërë.

Skënderbeu fali Moisiun dhe i rriktheu pronat që kishte. Moisiu i qëndroi besnik Skënderbeut deri në vdekjen e tij, kur u kap rob nga osmanët në Betejën e Vajkalit, ku u dërgua në Kostandinopojë me princërit dhe kapitenët tjerë shqiptarë, ku u ekzekutuan (1464/1465).

📸 Moisi Golemi (1596)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here