Në Ekuador ka nisur një hetim për gjuetinë ndaj katër breshkave gjigante të ishullit të Galapagos. Për këto breshka dyshohet se janë vrarë dhe më pas janë ngrënë. Mbetjet e breshkave u gjetën në një park kombëtar në Isabela, ishulli më i madh i arkipelagut Galapagos.

Breshkat gjigande të Galapagos bëjnë pjesë në grupin e kafshëve të mbrojtura, për këto  kafshë të rrezikuara gjuetia është e ndaluar që nga viti 1933, por më shumë se një duzinë janë gjuajtur në dy vitet e fundit.

Dikur të përdorje për ushqim mishin e breshkës konsiderohej delikatesë dhe tregonte një rang më të lartë shoqëror, ndërsa tani ata të cilët konsumojnë mishin e tyre mund të përballen me tre vite burg.

Sipas informacioneve, kjo nuk është hera e parë që këto breshka bëhen viktimë e gjuetisë së paligjshme. Në shtator të vitit 2021, rojet e parkut gjetën mbetjet e 15 breshkave gjigante të Sierra Negra në Isabela.

Fotot e zhguajve të tyre bosh u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shkaktuan zemërim në Ekuador  pjesë e të cilit janë edhe ishujt Galapagos.

Dëshmitë e mbledhura në atë kohë sugjeruan që 15-të ishin gjuajtur për mishin e tyre dhe zbulimi i fundit i mbetjeve të katër kafshëve të tjera ka rindezur frikën se praktika vazhdon pavarësisht ndalimit total të gjuetisë.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë dhe një njësi e specializuar në krimet mjedisore po mbledh dëshmi nga agjentët e parkut kombëtar.

Breshkat gjigante të Galapagos kanë një jetëgjatësi prej më shumë se 100 vjetësh dhe u bënë të famshme nga Charles Darvin. Në anijen me të cilën lundroi Darvini, The Beagle, u futën 30 breshka të gjalla në udhëtimin e gjatë nga Galapagos në Polinez, fatkeqësisht ekuipazhi i anijes vrau dhe hëngri shumicën prej tyre. Aktualisht ka rreth 15,000 breshka gjigante në botë, krahasuar me 200,000 në shekullin e XIX-të./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here