Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionet. Por duket se ajo mbron gjithashtu organin tonë më të rëndësishëm:trurin. Sipas një studimi të ri të befasishëm, antitrupat që mbrojnë perimetrin e trurit gjenden normalisht, dhe “stërviten” paraprakisht nga zorra.
“Ky zbulim, hap një fushë të re të neuroimunologjisë, duke treguar se qelizat prodhuese të antitrupave në zorrë zhvendosen dhe mbrojnë rajone, që rrethojnë sistemin nervor qendror”– thotë Dorian Mekgavern nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britani (NIS), bashkëautor i një punimi të botuar në revistën “Nature”.
Studimi bashkoi studiues nga NIS dhe Universiteti i Kembrixhit. Ata zbuluan se antitrupa të veçantë IgA të pranishëm në meningjet e jashtme – membranat që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore – si të minjve ashtu edhe të njerëzve.
“Ky zbulim ishte krejtësisht i papritur. Para studimit tonë, qelizat IgA nuk dukej se qëndronin në kushte të qëndrueshme në atë pjesë”- thotë Mekgavërn.
Studiuesit i zbuluan në fillim këto qeliza tek minjtë, dhe më pas konfirmuan se IgA ishte gjithashtu e pranishme në qelizat njerëzore që ata mblodhën nga meningjet gjatë operacionit. Ata përdorën sekuencat e ADN-së, për të identifikuar origjinën e këtyre qelizave IgA, dhe zbuluan se nga miliona sekuenca IgA, ato përputheshin më së afërmi me një IgA shumë specifike që ndodhej në zorrë.
Kuptohet, mikrobioma e zorrës e ndihmon IgA të zorrës që të mësojë të mbrohet nga infeksionet që mund të hyjnë në stomak dhe zorrë, por këto dy IgA ndajnë të njëjtën origjinë, gjë që do të thotë se qelizat IgA të trurit ndajnë edhe të njëjtin terren “stërvitor”.
IgA gjendet zakonisht në vrimat e hundës, mushkëritë dhe zorrë, pasi mbrojnë sipërfaqet e mukozës nga kontakt me diçka nga jashtë trupit. Sidoqoftë, truri nuk është aq pranë sa vrimat e hundës dhe stomaku, ndaj bakteret mund të arrijnë atje vetëm përmes qarkullimit të gjakut, prandaj edhe ky zbulim është kaq i befasishëm.
“E megjithatë kjo ka shumë kuptim. Edhe një thyerje e vogël e barrierës së zorrëve do të lejonte shumë viruse dhe baktere të hyjnë në qarkullimin e gjakut, diçka që do kishte pasoja shkatërruese nëse ato do të jenë janë në gjendje që të përhapen në tru”– thotë Mena Kletuorthi e Universitetit të Kembrixhit.
Ekipi ishte në gjendje të konfirmojë se mikrobioma e zorrëve ndikonte tek IgA në trurit, duke testuar minj që nuk kishin baktere të zorrëve. Këta minj nuk kishin qeliza që prodhonin IgA pranë trurit, pasi qelizat IgA të zorrës, nuk mund të “mësonin” se si të njihnin bakteret e dëmshme të zorrës.
Por kur ata hoqën plazmën mbrojtëse nga meningjet, mikrobet ishin në gjendje të përhapeshin në tru përmes qarkullimit të gjakut, sepse IgA e trurit nuk ishte e pranishme për t’i kapur dhe shkatërruar ato. Kur zëvendësuan bakteret e zorrëve të minjve, IgA e trurit u prodhua përsëri, gjë që tregon një korrelacion shumë të fortë midis mikrobiomës së zorrës, dhe mbrojtjes së trurit.