Kontraktimi apo siç njihet, ngrirja e qafës është një problem që mund t’i ndodhë kujtdo.

Na ka ndodhur të gjithëve të zgjohemi një ditë të bukur dhe të ndiejmë dhimbje sepse siç thuhet në gjuhën popullore “kemi zënë qafën keq.”

Kontraktimi i qafës mund të shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e saj. Në disa raste, njerëzit dëgjojnë edhe kërcitje ose zhurma të ndryshme kur e lëvizin qafën në një drejtim të caktuar.

Kontraktimi dhe ngurtësimi përhapet edhe në zonën e shpatullave ose të kraharorit.

Shkaqet e kontraktimit të qafës

Sipas dhënave të AgroWeb.org kontraktimet e qafës mund të ndodhin si pasojë e shumë veprimeve apo shkaqeve. Disa prej shkaqeve më të zakonshme janë:

Lëndimet muskulare, ose fjetja dhe qëndrimi në një pozicion të çuditshëm,

Qëndrimi përpara kompjuterit gjatë gjithë ditës,

Fleksibilitet i mangët muskular,

Dobësim i muskujve,

Rrëzime ose lëndime të ndryshme.

Në shumicën e rasteve, mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi afatgjatë përpara kompjuterit, ose ushtrimet fizike të papërshtatshme përkeqësojnë ose pengojnë shërimin e qafës nga kjo tendosje.

Në 15% të rasteve, kontraktimi i qafës dhe dhimbjet e saj sinjalizojnë një problem mjekësor.

Këtu përfshihet: hernia diskale, frakturat në pjesën e sipërme të shpinës si pasojë e ndonjë rrëzimi, osteoartriti apo spondiliartroza.

Në raste shumë të rralla, kontraktimi i qafës mund të shkaktohet nga një problem nervor ose bllokim i enëve të gjakut.

Si të trajtoni kontraktimin e qafës në kushtet e shtëpisë

Kompresa të ftohta dhe të ngrohta

Kompresat ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e qafës.

Kompresat duhen mbajtur me intervale 20 minutëshe. Nëse kompresa me akull ju lehtëson më shumë, atëherë përmbajuni asaj.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik dhe shtendosja janë efikase në zhbllokimin e qafës.

Ju mund të ngrini dhe ulni shpatullat dhe t’i lëvizni ato para dhe mbrapa. Më pas mund të lëvizni kokën në anë dhe më pas lart dhe poshtë.

E rëndësishme është të mos sforcoheni, sepse do të përkeqësoni dhimbjet.

Medikamentet

Ilaçet kundër inflamacionit dhe dhimbjeve mund të ndihmojnë në zhbllokimin e qafës dhe largimin e dhimbjes.

Një tjetër mënyrë se si të trajtoni kontraktimet e përsëritura është të tregoni kujdes me pozicionin e të fjeturit ose qëndrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here