Si dihet, shqiptarët që para shumë shekujsh u gjendën të ndarë në besime të ndryshme, si rrjedhojë e pushtuesve të huaj që zotëruan për kohë të gjata mbi trojet e këtij populli. Në Mesjetën Para Osmane u përhap krishterimi I ndarë në disa konfesione: në ortodoksë greko-bizantinë, në katolikë-romanë, po për një kohë, dikumë pak diku më shumë, në anët skajore veriore e verilindore, kisha slave. Me pushtimin Osman filloi të përhapet islamizmi, pra në shek.XV, po që mori përmasa të mëdha në shek. XVII-XVIII. Në gjysmën e dytë të shek. XIX Sami Frashëri shënon se në trojet shqiptare të atëherëshme kishte dy të tretat e popullsisë myslimane e një e treta e krishterë afërsisht sa katolikë po aq dhe ortodoksë. Në regjistirmin shumë të përpiktë të popullsisë në 1930 në Shqipërinë e cunguar në 28000km2 e në një million banorë dalin 70% myslimanë, në tarikate të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Bashkësine Bektashiane, të tjerët: 10% katolikë e 20% ortodoksë. Sipas disa burimeve, është dhënë për kohën e sotme e për trojet mbarë shqiptare shifra 92% mysliman e të tjerët të krishterë.


Është krejt e ditur se në kohë të ndryshme pushtuesit zotrërues ndër shqiptarë, dikush më pak e dikush më shumë, e kanë përdorur fenë për t’i përcarë shqiptarët, për t’i të i vënë ata në shërbim të interesave të tyre, sic bën, ta zëmë, edhe ditët e sotme greku që me shumë mënyra përpiqet t’i shkombëtarizojë shqiptarët të i kthejë në grekë.

Dëshmitë na bëjnë të ditur se as në Arbërit e Mesjetës, po as në shqiptarët e kohës së re, grindje fetare në popull nuk ka pasur edhe pse pushtuesit kanë përdorur fenë në shërbim të interesave të tyre. Këtë gjë na bënë të ditur edhe Shuflai për Mesjetën Paraosmane ndër Shqiptarë.


Shqiptarët i kabashkuar ndjenja e fortë etnike, psika e njëjtësisë, origjinës si popull, me doke e tradita, me një të drejtë juridike popullore me të cilin vetëorganizoheshin në bashkëjetesë. Duhet vënë në dukje se shqiptarët, ashtu si dhe popujt tjerë, trashëguan një seri ritesh, mitesh e besimesh të lashta që i kanë praktikuar deri në shek.XX e ato i kanë pasur të njëjta, të përbashkëta, pavarësisht nga përkatësia në njenën a në tjetrën fe zyrtare. Kremtonin me ritë të tërë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia mysliman, ortodoks a katolik, Ditën e Verës, Shën Gjergjin (me rite pagane), Shën Gjinin (më 24 qershor), si solstice i verës, ashtu dhe të kremte pagae të fundit të dhejtorut sic ishte, Kolendrat, Buzmi, Motmoti i Ri, e me rradhë, që pavarësisht nga ndonjë element ornamental krishter a islam, ato në thelb ishin të kremte pagae me rite të asaj natyre. Me zanafillë pagane janë edhe pelegriazhet në majë të maleve si: në Tomorr, në Këndravicë, në Gjalicë të Lumës, në Pashtrik të Gjakovës, në Rumie të Krajës (Mali i Zi) e në disa vende tjera.

Shqiptari më në qendër të gjykimeve, të mendësisë, psikës, ka vënë shqiptarëisnë e tij e pastaj përkatësinë fetare.

Shqiptarët kanë bashkëjetuar, janë vëllazëruar, kanë ndihmuar njëri-tjetrin në cdo rast e nevojë, tamam sit ë afërm,edhe pse me besime të ndryshme. Harmoninë ndërfetare shqiptarët e kanë pasur në gjak e kjo u ka rënë në sy edhe studiuesvëve, eksplorueseve të huaj. Ahmet Xhevdet Pasha, komisar turk në Shqipëri, shkruan më 1861 për Shqipërinë e Epërme: ‘’Miqësia dhe bashkimi midis myslimanëve dhe katolikëve arrin në një shakllë të tillë që uk mund të shihet në asnjë vend tjetër. Katolikët hyjnë nën urdhërat e bajraktarëve myslimanë e myslimanët nën urdhërat e bajraktarëve katolikë dhe në luftë ata bashkëpunojnë në një mënyrë të plotë. Të vdekurit e të dy palëve i nderojnë bashkarisht si të ishin martirë. Myslimanët e Shkodrës mbajnë lidhje farefisnie me katolikët e Malësisë prej nga kanë ardhur dhe shkojnë e vijnë në të kremte e gostira si njerëz të një familje’’. Shumë udhëtar të huaj eksplorues, relatorë apostolikë e me radhë, shenojnë se shqiptarët janë ‘’Njerëz shumë të ftohtë në besim’’, (të krishterë a islamë), ‘’Krejt të paditur në kultin e Zotit, kuptohet kjo dukuri sjellë dhe harmoni mes besimesh të ndryshme.

Myslimanët e të krishterët janë bërë vëllëzër me pirje gjaku, me kumbarë flokësh, me lidhje të tjera ritual. Shpesh herë të krishterët u vinin fëmijëve të tyre emra mysliman; e myslimanët emra të krishterë fëmijëve të tyre, si simbol afrimi në vllazërim me miqtë ga besimi tjetër, ndryshe nga i tyri: djalit i vinte emrin e mikut të tij mysliman.

Pra në psikologjinë e shqiptarit përkatësia nuk ka luajtur rol në vecime nga bashkëvëllëzirt e fesë tjetër, sadoqë të haujt janë përpjekur ta përdornin fenë për t’i përcarë Shquptarët. Kjo bashkëvëllazëri ndërfetare ka qenë faktor kompaktësimi dhe përparimi ndërshqiptarë në përforcimin e ndjenjës kombëtare.

Shkëputur nga libir (Etnologjia e Shqiptarëve nga Mark Tirta) /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here