Njerëzit shkojnë në malin Lastavica për të shijuar pamjen e mrekullueshme
Shiu i meteorëve i quajtur “Perseids” ndrivcoi qiellin ndërsa të apasionuarit pas fotografisë qëndruan në orët e vona të mbrëmjes për të kapur disa nga pamjet më mbresëlënëse.
Ky fenomen është i dukshëm me sy të lirë nga kudo në botë, por fotografët Elmir Isakovic dhe Elmedin Mehic nga Bosnja-Hercegovina ishin të etur për të vëzhguar ngjarjen nga një zonë e largët.
“Tani ndodhemi në malin Lastavica, në Bosnjën qendrore, afër Zenicës. Kjo është një zonë shumë e errët dhe e egër. Ka shumë kafshë. Dhe është shumë, shumë errësirë, kështu që ky është vendi më i mirë për ne për të bërë disa fotografi”.
Mehic thotë se temperaturat gjatë natës në majën e malit të Lastavicës mund të bien edhe gjatë verës, kështu që ai dhe miku i tij kishin marrë me vete edhe veshje të trasha.
“Temperaturat gjatë natës në këtë zonë ku ne po vëzhgojmë yjet janë gjithmonë paksa të ulëta gjatë netëve të verës. Kështu ne kemi marrë disa nga veshjet tona dimërore dhe më vonë do t’i veshim ato”.
Të ulur afër kampingut të tyre këta dy fotografë ishin të përgatitur për të përballuar të ftohtin për të shijuar pamjet spektakolare që ofronte qielli.
Meteorët mund të shikohen pothuajse gjithë vitin, por në kohë të caktuara të vitit ky aktivitet është më i madh dhe quhet shi meteorik. Kjo zakonisht ndodh kur Toka kalon në orbitën e kometës. Reshjet meteorike janë emëruar sipas pikës në qiell nga ku duket se kanë origjinën. Perseidët e kanë marrë emrin e tyre nga konstelacioni Perseus.
Klan News