6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home SOCIALE Habit shkenca: Ne lindim me moral… që e humbim rrugës

Habit shkenca: Ne lindim me moral… që e humbim rrugës

FËMIJËT, GJYKATËSIT MË TË DREJTË

Të vegjlit tanë, janë në gjendje të dallojnë veprimet imorale, për të ndëshkuar ata që i kryejnë ato. Kjo mund të tregojë se morali, te qeniet njerëzore, nuk varet vetëm nga konteksti social dhe kulturor, por është i lindur.

Por, si ta vërtetojmë nëse, fëmijët e vegjël ende nuk mund të flasin, për të komunikuar? Duke ndjekur shikimin e tyre.

Sipas një studimi botuar në “Nature Human Behavior”, kur një fëmijë i vogël sheh dikë që bën një veprim të papëlqyer, reagon me shikim, si për ta identifikuar e ndoshta, edhe për ta ndëshkuar.

Për eksperimentin, studiuesit hetuan agresionin fizik, duke shfaqur episode dhune edhe sepse, në të kaluarën, kërkimet kanë treguar se fëmijët e vegjël mund të dallojnë viktimën nga agresori, duke shfaqur neveri ndaj këtij të fundit.

Më pas, fëmijëve iu shfaq një video me dy personazhe, ku njëri rrihte tjetrin. Nëpërmjet sistemit që gjurmon shikimin e tyre, të vegjlit mund të kontrollonin veprimet e të dyve. Nëse vëzhgonin një personazh, për një periudhë të caktuar kohe, ai përfundonte duke u zhdukur nga videoja. Në përfundim të eksperimentit, që u përsërit me disa variante, rezultoi se fëmijët kishin eliminuar një numër shumë më të madh agresorësh sesa viktima, pikërisht duke i vëzhguar për një kohë të gjatë.

Psikologu Yasuhiro Kanakogi, në universitetin “Osaka”, në Japoni, del në këtë përfundim: “Studimi ynë, tregon se fëmijët preverbalë kanë zgjedhur të ndëshkojnë agresorin, duke e ndjekur me shikim. Meqenëse kjo sjellje është e pranishme te të vegjlit, ka të ngjarë që njerëzit të kenë fituar sjellje morale, gjatë rrjedhës së evolucionit. Ndëshkimi i sjelljes antisociale, mund të ketë evoluar si një element i rëndësishëm i bashkëpunimit njerëzor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Britania e Madhe jep alarmin: Bota rrezikohet nga “Sëmundja X”, e ngjashme me “Vdekjen e Zezë”

Mediat britanike kanë dhënë alarmin se një virus i ri, i quajtur “Sëmundja X” mund të mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar nga...

A ra Kostandinopoja sepse dikush harroi të mbyllte portën e qytetit?

Për më shumë se 1000 vjet, Kostandinopoja i rezistoi sulmeve të pafundme të dështuara. Kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, i njohur ndryshe si...

Recent Comments