Adem Voca ka lindur me 1903 në Pasomë (Sumë) dhe ka vdekur me 1945. Ishte bir i plakut të menqur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës.
Sherif Voca është i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u kishte ngritur zërin dhe kishte kundërshtuar planin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi . Adem Voca bashk me Ahmet Selacin, Mulla Mustafë Fazliun-Barën, Ukshin Kovaqicën dhe të tjerë luftëtarë nga Shala e Bajgorës, nuk ishte pajtuar me sistemin komunist, kishte dalë në mal dhe kishte luftuar.Në vitin 1945 partizanët serbo çetnik e kishin rrethuar shtëpinë e Adem Vocës në Pasomë (Sumë), duke kërkuar që të dorëzohet. Ai (Ademi) nuk dorëzohet por lufton trimërisht me shokët luftëtarë duke vrarë 92 partizanë çetnikë .Në këtë luftë bie heroikisht në altarin e lirisë veti shtati.Tani në vendin ku pushon trupi i pajetë i Adem Vocës është ngritur lapidari në shënjë respekti dhe përkujtimi”
Beteja e Pasomës(Sumës)
*”Shtatë shalianë janë besatue
kurrë për së gjalli mos me u dorezue
fill n’kullë na dom me shkue
mrena n’kullë domë m’u ngujue
do të luftojmë si ni herë moti
si Oso Kuka në kullë t’barotit”
Në një fushë në një lēndinë
shtatë shalianē aty po rrinë
afër e mbajnë nga një martinë
partizanët i kanë rrethue
krejt Kosovën e kanë pushtue
ju ka mbetë edhe Shala e jonë
për të gjallë ne nuk e lëshojmë
vrasin presin e shkretërojnë
në këto male e në këto gryka
nēpër fusha e në vërri
Adem Voca u ka pri ishte
ballist me namë pesë
vjet luftoi n’këto anë
burrë i zoti e trim dai
të gjitha betejave u ka pri
s’bashku me vëllëzërit e tij
ishin djemtë e Beqir Vocës
që pleqnoi në Shkup e në Shkodër
sa për shenjëtari ia shkon
vetëm vëllau i tij Hetem Voca
trim asgan djalë si ai më nëna s’banë
shenjëtarë që s’ka me lindë kurrë
shkiet e kanë pagua me lëkurë
asnjë shka ndryshe se ka vra
por secilit në ballë duke ira
Për ditë e për natë na thojnë
armët ne t’i dorëzojmë se
kurrësesi s’mund të fitojmë
e mue Adem Voca m’thonë
nuk dorëzohemi asesi
pa u farue deri në fëmijë
edhe pse punët i kemi
si është më zi
shkau n’Kosovë çdo kund ka hy
presin djem e presin të ri
si kursejnë as gra as fëmijë
por thojnë jemi partizanē
t’gjitha të drejtat për tetanë
besë shkieve si me u zanë
për çdo ditë bëjnë mizori
djegun kulla edhe shtēpia
pak partizan e shumë çetnikë
në një vend janë kaverdisë
tepër mirë janë kamuflue
mos me mujtë kush me i hetue
n’Kosovë me vra e me shkretue
as ata që me ta patën shkue
nuk munden më me i durue
të gjithë e panë se kush janë
më shumë çetnikē se partizanē
janë shpërnda në të gjitha anët
tubojnë djem e tubojnë t’ri
i dërgojnë për Serbi
nVojvodinë shumë kanë dergue
atje për t’i masakrue
as kush mos me i hetue
kështu edhe për Tivarë
i kanë dergue 20 mi shqiptarë
gjat gjithë rrugës janë malltretue
janë pre e janë varrue por
n’qytet kur kanë hy
aty i pret një batërdi
nga të gjitha anēt dëgjohet
një breshëri kush me pushkë
e kush me allti besa edhe
me mitroloza të ri sa më
shumë me bë kërdi
ehë shqiptartë e ngratë na
kanë qëllue me duar thatë se
kështu me kohë është përgatitë
n’Tivarë me i dërgue e me i mbytë!
Këta e kishin edhe një vëlla
deputet n’BEograd është kanë
Sherif Voca i kanë thanë i cili
këmbë patē ngulë për të gjallë
të tij shqiptarët mos me u shpërngulë
Kur Kosova ka mbetë nën mbret
Sherifi ish zgjedhë deputet
shumë shqiptar ishin hidhërue
sepse ata e kishin votue dhe
menxi kish fitue që shqiptarët
me i përfaqësue edhe pse 40 desh
Sherifit ia kanë dergue për kumari
kralit (mbretit) me ia dhurue!
megjithate ata janë hidhërue
Shkiet çdo herë me dredhi
kanë punue kur Sherifi n’Beograd
s’është qëllue mbledhje kanë
organizue rendi i ditēs me një pikë
kryetari i kuvendit i ka pri
shqiptarët me i shpërngulë
për Turqi !!!
Kur Sherifi n’Beograd ka mbërri
shumë para i kanë dalë edhe
myzhde i kanë marrë
n’Kosovë edhe pak keni me qendrue
për Turqi keni me shkue
se ashtu është votue e ju
s’di ku keni qëllue
vendimi kështu është marrë
vajë halli për shqiptar
kur Sherifi ka ndëgjue
ish ndalë e ish mendue
vetëm sa s’ia ka nisë me vajtue
populli këtu më ka dërgue
interesat e tij me i përfaqësue
dhe ja se çka qenka marue
a kam fyturë në Kosovë me
shkue !!! ???
me njerëzit e m’i me u takue
e me u thanë për Turqi
kemi me shkue
Ai çdo kund u ankue se
pa të drejt kishin veprue
këtë shqiptart s’munden
me e përbi
shih ç’veprojnë ata shkie
ai asnjëherë s’u ndal
takoi deputet e takoi kral
nuk la vend kund
huntë pa i shti
vetëm t’a rrëxoi atë marrëzi
takoi deputetë sllovenë kroatë
hungarezë e të Maqedonisë
se edhe atyre mund t’u
ndodhë një ditë sepse
ajo ka qenë një mbretëri
Serbi Slloveni e Kroaci të
tjerët janë konsiderua bari
edhe mbretit ju ka ankua
drejt ti mue me m’tregua
pse më ke bë kumarē
mos ke mendua
me mē hupë farë
kjo s’ka me ndodhë
deri sa unë jamë gjallë
serbet duke menduar se
lehtë kanë për t’fituar
mbledhjen shpejtë e kanë ftuar
fjalimi i Sherifit që ish përgatitë
të gjithë i ka mahnitë
e shumë kanë e ka tronditë
ai ishte fjalim i artē çdo
kund duke i mbrojtë shqiptart
Sherifit krahu iu ka tha kur
Ramë Bllacë ia kanë vra
ai ka qenë i zjarrët për t’i
mbrojtë shqiptart
Ramë Bllaca nuk ka nënshkrue
shqiptarët për Turqi pë t’i dëruga
1)”Ky Ramë Bllaca ni burrë azgan,
copa– copa reshenjen e bon.
Shkallëve teposht Rama po shkon
Sherif Vocën po ma takon,
Tungjatjeta,Sherif i ka thanë:
me Vlladë t’Serbit sot jamë ngranë,
n’Beligrad unë ven nuk kamë.
— Pardon t’koftë, or, aga Ramë!
kokmi kan të dy me ni fjalë,
me nji fjalë kokmi qillue,
kerrin Vlladës ja kemi praptue.”
votimi shpejtë u organizua
shqiptarët kanë triumfua
vendimi i mē parëshem u eliminua
shqiptarët për Turqi s’kanë me shkua
pas mbledhjes trysni e pa parë
sidomos mbi deputetët shqiptar
deshten aty për t’i vrarë nga
Beogradi të maskuar
natën u larguan por Serbet
nuk harruan të gjithë
më vonē i likuiduan !!!
Paraqitja e Sherit Vocës në këtë fjalim
ishte paksa spektakular! këtë fjalim,
manifest politik shaiptar
Sherif Voca e kishte mbajtur i veshur
me kostum shqiptar tipik të malësorëve
të Shalës së Bajgorës, duke e vënë mbi
kokë fesin e kuq të detyrueshëm pēr
deputetët e besimit musliman , kētë
simbol të fisnikërisë turke, nën të cilin
zbardhonte plisi sepse ” këto fjalë tē
mëdha nuk mund të thuheshin pa u
veshur shqiptarisht u kishte thënë
Sherif Voca studentëve shqiptarë që
kishin frymëzuar dhe hartuar Manifestin
kombëtar dhe politik të Sherif Vocēs “
- Huazuar nga libri Drama e qëndresës së Vocëve të Shalës së Bajgorës*
- po aty
- po aty