Mund të jetë e vështirë të ndryshoni mënyrën se si keni bërë diçka deri më tani dhe papritur ta ndryshoni.

Të gjithë ne i lajmë duart duart përditë, dhe sidomos tani nga të dhënat mbi koronavirusin larja e duarve është bërë më e zakontë.

Aktorja Kristen Bell postoi një seri fotografish në Instagram që mamaja e saj i kishte dërguar, duke treguar duart e saj në faza të ndryshme pas larjes.

Duke përdorur një dritë ultraviolet dhe një krem ​​të quajtur Glo-Germ – një vaj mineral që simulon mikrobet, dhe është i dukshëm vetëm nën një dritë ultraviolet – ajo ishte në gjendje të shikonte sa shumë papastërti kishte në duar, edhe pse ato dukeshin të pastra me sy të lirë .

Ajo tregoi një ndryshim dramatik midis fuqisë së një larje gjashtë sekonda me sapun dhe një larje 15 sekonda me sapun.

Ekzistonte edhe një ndryshim i dukshëm midis një larje 15 sekondash me sapun dhe një larje 30 sekondash.

Pas 15 sekondash, nëna e Bell ende kishte disa gjurmë bakteresh të mbetura tek gishtërinjtë gjë që zhduket pas një larje 30 sekondash.

Business Insider kreu një eksperiment të ngjashëm, duke krahasuar dezinfektuesin e duarve dhe një larje të plotë të duarve 30 sekonda.

Zyrtarët shëndetësorë bien dakort që është një ide e mirë për të gjithë që të përdorin dizenfektuesin e duarve por i bëjnë thirrje njerëzve që të mos e shohin këtë si një zëvendësim të larjes së duarve me sapun dhe ujë.

Siç u vu re nga eksperimenti, dezinfektuesi i duarve është efektiv, por jo aq sa larja e duarve shpesh.

1.Duar të palara

2.Duar të lara me dezinfektues

3.Larja e duarve 30 sekonda me ujë dhe sapun


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here