Ishte koha kur djathi i prodhuar në Shqipëri tregtohej në Amerikë dhe cilësohej si një nga llojet e djathit më të preferuar në Ballkan. 🧀
Nga data 1 korrik operatorët kryesorë të përpunimit të qumështit kanë paralajmëruar rritjen e çmimit të bulmetit.
Ndërkohë që rritja e çmimit nga përpunuesit e qumështit justifikohet me krizën ekonomike që shkaktoi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, pak ose aspak flitet për cilësinë e produkteve.
Një dokument i vitit 1928 na dëshmon se djathi i prodhuar në vendin tonë një shekull më parë konsiderohej si një nga më të preferuarit në Ballkan, madje tregtohej deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa i përket çmimit, djathi shqiptar kishte rivalizuar djathin grek dhe atë italian.
Dokumenti në fjalë shoqërohet me një foto të pazarit të djathit në qytetin e Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here