6.1 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022
Home RETROSPEKTIVË A ka ekzistuar vërtetë Kali i Trojës?

A ka ekzistuar vërtetë Kali i Trojës?

Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai që iu dha mundësi grekëve të lodhur nga lufta të hynin në qytetin e Trojës,duke e fituar edhe luftën që mban të njëjtin emër. Legjenda thotë se kali u ndërtua me urdhër të Odiseut, i cili u fsheh brenda strukturës së tij së bashku me disa ushtarë të tjerë për të hapur portat dhe garantuar pushtimin e qytetit.

Ndërtimi i atij objekti gjigant prej druri ishte aq epik në përmasa dhe synime, saqë u përjetësua në veprat klasike. Por a ka ekzistuar vërtet ky objekt? Vitet e fundit, historianët kanë filluar të vënë në dyshim se Kali i Trojës ishte më shumë një mit, i ndërtuar enkas për ta bërë ushtrinë greke të dukej më shumë si një forcë perëndimore dhe më pak si njerëz të thjeshtë që ishin.

Por studiues të tjerë besojnë se ushtria greke përdori vërtet një mjet gjigant për rrethimin, dhe e kanë përshkruar Kaline Trojës si një objekt metaforik. Por pavarësisht nëse Kali i Trojës ka ekzistuar apo jo vërtet, vendi i tij në histori nuk mund të mohohet.

Në lashtësi ka vetëm një përmendje të Kalit të Trojës, dhe kjo është në dramën “Eneida”të Virgjilit, një poet romak nga epoka e perandorit August, i cili e shkroi poemën epike në vitin 29 Para Krishtit. Në rrëfimin e Virgjilit, një ushtar grek me emrin Sinon i bindi trojanët se ai ishte lënë pas nga trupat e tij, dhe se ushtria greke ishte rikthyer në shtëpi.

Lexo më shumë Historia e statujës “Kopakonan” është e lidhur me një legjendë shumë të trishtuar
Por ai u tha se ushtarët e tij kishin lënë pas një kalë prej druri si një kushtim për perëndinë greke Athina. Sinoni u tha trojanëve se me këtë objekt, grekët shpresonin të fitonin mbështetjen e perëndeshës. Por prifti trojan Laokon e kuptoi shumë shpejt se diçka nuk shkonte.

Sipas Eneidës, ai u përpoq qetë paralajmëronte shokët e tij trojanë mbi rrezikun e afërt.

Por ishte tepër vonë, “kali kishte hyrë në Trojë” dhe kështu lindi miti i Kalit të Trojës. Para Eneidës, një dramë e Euripidit me titull “Gratë trojane” i referohej gjithashtu një “Kali të Trojës”.

Por historiani i parë që vuri në dyshim ekzistencën e kalit të Trojës ishte Pausanias, një udhëtar dhe gjeograf grek, që jetoi në shekullin II Pas Krishtit, gjatë mbretërimit të perandorit romak Mark Aureli. Në librin e tij “Përshkrimi i Greqisë”, Pausanias përshkruan një kalë të bërë prej bronzi dhe jo prej druri, që mbante brenda ushtarë grekë.

Më së afërmi në kohë, në vitin 2014, dr.Armand D’Anzhu i Universitetit të Oksfordit ishte edhe më i qartë në dyshimet e tij. “Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Troja është djegur vërtet. Por kali prej druri është një përrallë imagjinare, ndoshta e frymëzuar nga mënyra se si ishin veshur objektet e mëdha që përdoreshin për të thyer një qytet të rrethuar. Ato visheshin shpesh me lëkurë të lagur kuajsh për të parandaluar djegien e tyre”- shkruan Anzhu.

Por në gushtin e këtij viti, arkeologët turq zbuluan dhjetëra dërrasa druri që datojnë mijëra vjet më parë në kodrat e Hisarlikut, vend ku zakonisht besohet se është vendndodhja historike e qytetit të Trojës. Edhe pse shumë historianë ishin mosbesues, arkeologët ishin shumë të bindur se kishin gjetur mbetjet e vetë Kalit të Trojës.

Por historianë të tjerë sugjerojnë se “Kali i Trojës” i vërtetë mund të jetë çdo gjë, nga një anije me ushtarë brenda, deri tek një katapultë t thjeshtë e veshur në mënyrë të ngjashme me lëkurë kuajsh. Cilido qoftë versioni i tregimit që zgjidhni të besoni, termi “Kalë Troje” përdoret ende sot.

Në gjuhën moderne, ai i referohet përmbysjes nga brenda -pra kur një spiun depërton në një organizatë për shembull, dhe më pas vë në rrezik ekzistencën e saj. Por kohët e fundit, termi “Kalë Troje“, përdoret për t’iu referuar një virusi kompjuterik që mashtron përdoruesit në lidhje me qëllimin e tij të vërtetë.

Kur një virus i tillë kontrollon kompjuterin tuaj, ai e lë atë të pambrojtur ndaj “pushtuesve” të tjerë”, pra viruseve që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal,dhe t’ju lënë të pambrojtur ndaj hakerave dhe shkeljeve të tjera të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sundoi oqeanet për miliona vite, pse u zhduk super-peshkaqeni Megalodon?

Nga Michael Heithaus Imagjinoni të udhëtoni pas në kohë, dhe të vëzhgoni oqeanet e 5 milionë viteve më parë. Ndërsa qëndroni...

Gjërat më të çuditshme që njerëzit gjetën në oborret e tyre(Video)

A mendoni se e dini se çfarë ka në oborrin e shtëpisë tuaj? Ju ndoshta mendoni se po. Kështu mendonin edhe këta...

Pikturat e harruara të Pirros dhe mbretit ilir Glauk

Pirroja i Epirit është figura e vetme brenda truallit ilir që përmendet gjërësisht sot nëpër auditorët më seriozë të historisë nga pedagogë...

Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?

Pandemia e Covid-19 nuk ka përfunduar ende. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Po çfarë do të ndodhë...

Recent Comments