Te shqiptarët shumë rite me rrënjë të lashta pagane ishin të pranishme, aplikoheshin nëpër situata të ndryshme deri në shekullin XX, por nëpër vende të ndryshme në arealin etnik shqiptar aplikohen edhe sot në shekullin XXI. /InforCulture.info

Në besimet popullore shqiptare të gjitha ritet të cilat aplikoheshin në raste të caktuara si shenjë adhurimi, në raste të lindjes apo vdekjes, në raste fejese apo martese, për data të caktuara vjetore, rite të ndërlidhuara me botën bimore apo shtazore, rite për fenomene natyrore, ishin të lidhura ngusht me mënyrën e të jetuarit si në rrethin familjar por edhe atë shoqëror e më gjerë.

Besimi popullor në kulturën shqiptare është i mbushur më rite të ndryshme emitative pagane,  që aplikoheshin pothuajse për të gjitha sferat e jetës. Shqiptarët duke përcjellur rite brez pas brezi, ku shumë prej tyre edhe të mveshura në religjonet monoteiste aplikonin rite nëpër periudha të ndryshme kohore dhe situata të ndryshme si për mbarësi në familje e shoqëri, mbrojtje nga të ligat, plleshmëri, rite për të mira materjale – ‘bereqet’, por edhe rite që ndërlidheshin me fenomenet natyrore ku një ndër ta është edhe një rit shumë i veqant, riti apo veprimet rituale në rast të ramjës së breshërit.

Duke ditur se breshëri shumë shpesh di të bëjë dëme të mëdha në të mbjellurat bimore, dhe se tek shumë njerëz të mbjellurat ishin i vetmi burim ekonomik dhe nga to varej edhe jeta e tyre. Pra, është e logjikshme që në raste të tilla, duke ditur se njeriu është i pafuqishëm të ndikojë,  të kërohet ndihmë, mëshirë, apo të bëhet lutje me anë të ritualeve të ndryshme në forca më të mëdha mbinjerëzore ose mbi natyrore.

Kur binte breshër shumë i madh shqiptarët e merrnin sofrën e bukës ku ushqeheshin në të dhe e vednosnin në mes të oborrit, që shiu dhe breshëri të bjerë mbi të. Plaka e shtëpisë merrte dy apo tre kokrra të breshërit dhe i’a jepte një nuseje më të re në shtëpi që të i mbajë në gji. I zoti i shtëpisë thërriste në emër me zë të lartë një familjar të vdekur. Në oborr të shtëpisë, kur binte shi me breshër qitej edhe djepi me fëmijë, dhe edhe enë të ndryshme që shërbenin për ushqim si lugë, piajta, tepsia dhe mbajtsin ku vendosej buka. Pse bëheshin të gjitha këto veprime, cfarë lidhje kanë me besimet pagane, dhe kujit i atriboheshin?

Të gjitha këto veprime emitative lidhen me kulte të lashta pagane dhe me figura mitologjike sic është kulti i tokës si ‘nëna e madhe’,  që nderlidhet me plleshmërinë, pastaj kulti i të vdekurve dhe të parëve, me figurat mitologjike si demonet pozitive dhe negative Dragoin dhe Kuçedrën etj.

Duke analizuar këto veprime emitative na qojnë në rrënjë të hershme të besimeve pagane ku dukuritë natyrore personifikoheshin me perëndi.

Me vendosjën e sofrës së bukës të zbrazët në shi dhe breshër, sikur është munduar të i tregohet perëndisë së shiut ose Kuçedrës se poqëse vazhdohet të ketë vazhdimisht reshje të breshërit, të mbjellurat do të dëmtohen dhe nuk do të kenë ushqim për t’u ushqyer. Pastaj vendosja e kokrrave të breshërit në gji ndërlidhet me tokën si burimi kryesorë i plleshmërinë nga e cila dalin të gjitha të mbjellurat. Jo rastësisht është zgjedhur një nga nuset e reja, e posaçërisht nëse ndonjëra kishtë lindur fëmijë binjak cilsohej si më pjellore. Pra, nusja më e re ka mundësi që të lindë ende fëmijë, dhe ky veprim besohej që do të ndikojë edhe tek toka që ta ruan plleshmërinë e saj tek të mbjellurat e tyre.

Ndërsa kulti i të parëve të familjes, fisit apo të shoqërisë ku jetojnë ndërlidhet me veprimin e thirrjes së ndonjërit antar të familjës i cili ishte i vdekur. Shqiptarët besonin se të parët e tyre, edhe pse nuk janë të pranishëm në mesin e tyre në formën fizike dhe nuk i shohin, në anën shpirtrore kan besuar se jetojnë ushqehen mund edhe të ndihmojnë në raste të caktuara. Kemi raste kur për rite dhe kremta të ndryshme sic është tek riti i Buzmit kur tek zjarri i oxhakut është vendosur ushqim e gjëra të tjëra, duke besuar se në atë ditë të parët e familjes vijnë dhe i vizitojnë ata dhe ushqehen.

Në rastin e ritit të breshërit, kulti i të parve na paraqitet në mënyrën e kërkimit të ndihmes nga ta. Në këtë rast gjat reshjes së shiut dhe breshërit i zoti i shtëpis e thërriste me zë të lart në emër ‘’oo filan, oo filan…’’ sikur të i tërhiqej vëmendje të shikojë se cfarë është duke ndodhë.

Në besimet mitologjike shqiptare mendohej se fortunat dhe vërshimet e shirërave me breshën i sjellë Kulshedra, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellurat e tyre. Kur kishte rrufe dhe bubullima në qjellë besohej se Dragoi si demon pozitiv është duke luftuar me Kulshedrën. Në popull thuhej se armët e Dragoit që i përdor kundër Kulshedrës janë parmenda e cila shërben për punimin e tokës, por edhe djepi i fëmijëve. Pra, tek rasti i riti të breshërit, ku djepi është vendosur në shi dhe breshër, sikur është bërë me qëllim të nxitjes së Dragoit që të ndërmarr veprimet e tij ta ndalon Kulshedrën, ose Kulshedra të ‘friksohej’ kur i sheh armët e Dragoit që në këtë rast ishte djepi.

Rite apo veprime të tilla, nëpër situata të ndryshme në besimet popullore, kemi pasur të shprehura në masë të madhe. Me ndryshimin e mënyrës së jetesës, shumë prej tyre edhe nuk i gjejmë më në mesin e shoqërisë dhe kulturës tonë. Ajo cka neve na mbetet është që shumicën prej tyre të i vëmë në pah, së paku në formën e shkruar dhe të dokumenturar, që gjeneratat e ardhshme ta kenë sa më të qartë rrugtimin e shoqërisë tonë në kohezionet kohore që nga lashtësia e deri më sot. /B.Islami /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here