6.1 C
Pristina
Tuesday, May 17, 2022
Home RETROSPEKTIVË Foto e vitit 1905, komuna sociale në Shkodër, një befasi shqiptare

Foto e vitit 1905, komuna sociale në Shkodër, një befasi shqiptare

Nga: Aurel Plasari.

Një “komunë sociale” në miniaturë në Shkodrën e vitit 1905, d.m.th. në Shkodrën e “Shqipërisë turke”! Rezulton e themeluar në mars 1905 me nismën e një “shitësi ambulant” të quajtur Kolë Dika, emër pothuaj i panjohur në historinë e Shqipërisë.
E konceptuar si strukturë e ndihmës reciproke, përbëhej prej zejtarësh, punëtorësh, por edhe tregtarësh e intelektualësh.
Anëtarët e saj mblidheshin ilegalisht në një dhomë të fshehtë mbrapa një farmacie (retrobottega), ku diskutonin çështje sociale dhe politike. Ndihma reciproke ishte organizuar në këtë mënyrë: mjekët që bënin pjesë në të vizitonin të sëmurët falas, farmacistët jepnin barna me çmime të ulëta, zejtarët ndihmonin për zgjidhjen falas ose me çmime të lira të nevojave të zejtarisë dhe kështu me radhë.
“Komuna” mbahej me kuotat e anëtarëve, me të cilat synohej të ndihmoheshin anëtarët e saj në raste aksidentesh, fatkeqësish etj. Ajo u zbulua nga autoritetet turke dhe, mbas kontrollesh, bastisjesh dhe disa arrestimesh u shpërnda. Kryetari i saj, Kolë Dika, u dënua me 10 vjet burg.
Me interes fakti që historia e saj i ka shpëtuar edhe Kr. Frashërit në veprën e tij “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri 1878-1941. Vështrim historik me një shtojcë dokumentesh” (Tiranë 2006).

foto

Pyetja për t’u bërë është se nga kishin depërtuar ide të tilla sociale në Shkodrën e vitit 1905. Me shumë gjasë burimi ishin idetë e socialistit italian Giuseppe Mazzini (1805-1872), nën ndikimin e të cilave në Shkodër pati disa orvatje organizimesh sociale. Së paku këtë ndikim e dëshmon Nikollë Ivanaj në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnís”, të cilën e botonte në Raguzë, në një artikull të nëntorit 1905, nr. 41.

Ivanaj nuk ka pohuar ndonjë pjesëmarrje të tij në “komunën” në fjalë, por ai vetë bënte pjesë në një organizatë ilegale mazziniane në Itali. Nuk përjashtohet gjasa të ketë qenë fjala edhe për një ndikim nga frakmasoneria europiane, duke qenë që vëllezërit Ivanaj, si Nikolla edhe Mirashi, të dy antiklerikalë (d.m.th. jo ateistë) u akuzuan shpesh nga shtypi katolik si “masonë” në polemikat e kohës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Regjimi ushqimor dhe pijet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje që lidhet me moshën dhe është lloji më i zakonshëm i demencës. Kjo gjendje kronike shpesh...

Tesla është gati për të marrë para nga kamionët e saj, por ata nuk ekzistojnë ende

Pesë vite pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionët elektrikë Semi, të cilët janë programuar për t’u prodhuar në vitin 2023....

Befasues, i fundit vizatim i Mikelanxhelos!

"CHRISTIE'S" Një vizatim i mahnitshëm, me dorën e Mikelanxhelos (1475-1564) është gjithashtu, i fundit që ka mbetur ende pronësi...

Kulla që bien, kulla që ngrihen

Nga: Ndue Dedaj Një nga humbjet e pak thyeshme të këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë kullat e gurta autentike...

Recent Comments