8 Maj 1963- Presidenti John F. Kennedy, shprehu shqetësim për përhapjen e armëve bërthamore. Presidenti Kennedy tha në një konferencë shtypi se mendonte që të paktën 10 vende do të kishin armë bërthamore nga fundi i dhjetëvjeçarit, në rast se përhapja e tyre nuk mund të kontrollohej. Presidenti tha se shpresonte që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, mund të hynin në bisedime për një traktat të paktën për të pakësuar provat bërthamore. Një muaj më vonë presidenti Kennedy njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të pezullonin provat bërthamore në atmosferë dhe se po zhvillonin bisedime me Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik për një marrëveshje për ndalimin e provave bërthamore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here